Një fluturake e panjohur është rrëzuar në Zagreb dhe ekspertët dyshojnë se është ruse dhe se ka ardhur nga Ukraina.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Drejtoria e Policisë në Zagreb ka marrë disa raportime nga qytetarët se mbrëmë kanë ndjerë një shpërthim në zonën më të gjerë të Jarunit, të cilit i ka paraprirë rënia e një objekti nga ajri.

Siç është konfirmuar jozyrtarisht për Jutarnji list, rreth konviktit lokal të studentëve janë gjetur pjesë të një fluturake, por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Në vendngjarje janë gjetur edhe dy parashuta.

Shihni se si duket këtë mëngjes vendi i rënies së fluturakes - që dyshohet se ishte ruse - në Zagreb të Kroacisë Shihni se si duket këtë mëngjes vendi i rënies së fluturakes - që dyshohet se ishte ruse - në Zagreb të Kroacisë

Siç ka marrë vesh Index.hr gjatë natës nga burime të mirëinformuara, sipas të dhënave të deritanishme, të cilat janë siguruar nga shërbimet kompetente gjatë hetimeve, një dron është rrëzuar në Jarun të Zagrebit.

Informacionet jozyrtare mësojnë se gjatë hetimeve është konstatuar se në pjesët e fluturakes ka pasur yje me pesë cepa dhe mbishkrime në gjuhën cirilike ruse, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë, shkruan klix.ba.

Përgjigjja për atë që në fakt ra mbi Zagrebin mund të jetë dhënë nga Tyler Rogoway, një ekspert i aviacionit ushtarak dhe redaktor i The War Zone në The Drive.

Rogoway shkroi se bazuar në një studim të detajuar të pjesëve të fluturakes nga imazhet dhe pamjet nga Zagrebi, ai beson se një dron sovjetik Tu-141 që fluturoi nga Ukraina u rrëzua në kryeqytetin kroat.

Siç mëson Index.hr nga burime të mirëinformuara, dy parashutat e gjetura në dy vendndodhje në Jarun, më shumë se një kilometër nga vendi i kraterit të madh në vend, nuk zbarkuan njerëz, por ndoshta pjesë të fluturakes ku ruhen të dhënat. /Telegrafi/