LAJMI I FUNDIT:

Al-Khelaifi dhe Leonardo ia mbyllën derën gjyqtarit të ndeshjes, UEFA hap hetim për dyshen

Al-Khelaifi dhe Leonardo ia mbyllën derën gjyqtarit të ndeshjes, UEFA hap hetim për dyshen

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi dhe drejtori sportiv i këtij klubi, Leonardo, janë duke u hetuar nga UEFA për konfrontimin me zyrtarë të ndeshjes.

Kjo erdhi pas eliminimit nga Liga e Kampionëve të mërkurën nga Real Madridi, ku u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga Real Madridi.

Pas ndeshjes u raportua se dyshja i është afruar gjyqtarit holandez, Danny Makkelie dhe UEFA tani është duke e hetuar rastin.


Gjyqtari Makkelie ka shkruar në raport se Al-Khelaifi dhe Leonardo “ia mbyllën derën” e dhomës së zhveshjes.

Trupi qeverisës i futbollit evropian do t’i marrë për bazë “parimet e përgjithshme të sjelljes” si dhe “sjelljen jo të mirë të lojtarëve dhe zyrtarëve”.

Pas ndeshjes, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka thënë se goli i parë i Real Madridit, erdhi pasi në Gianluigi Donnarumman pati ndërhyrje të palejuar.

Karim Benzema shënoi dhe i barazoi shifrat në 1-1 në atë rast, pastaj shënoi edhe dy herë të tjera për ta dërguar Real Madridin në çerekfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori