Pas ngritjes enorme të çmimit të konsumit të përgjithshëm, veçmas vajit ushqimor, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që kanë keqpërdorur pozitën monopoliste në treg.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke reaguar pas rritjes së çmimeve të disa produkteve bazike, ka ftuar sot Prokurorinë e Shtetit që të marrë veprime kundër këtyre personave.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka njoftuar opinionin publik se “Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës si dhe organet tjera kompetente, përkatësisht Inspektoratin e Tregut do t’i ndërmarrë veprimet ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor apo që në ndonjë mënyrë tjetër të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo të shitjes së mallrave, siç parashihet me nenin 295 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku është paraparë dënimi me burg dhe me gjobë, thuhet në njoftimin, transmeton Telegrafi.
Lidhur me ngritjen e çmimeve të vajit kanë reaguar sot edhe kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.
Kurti gjatë vizitës në kompaninë e vajit “Floil” në Gjilan ka theksuar se rritja e çmimeve është artificiale.
Ndaj ngritjes së çmimit të vajit kanë reaguar edhe partitë politike në vend, të cilat kanë kërkuar reagim nga Qeveria dhe organet kompetente.
Përveç çmimit të naftës, i cili është duke u ngritur në vazhdimësi në Kosovë, ngritje të çmimeve janë duke pësuar edhe produktet ushqimore.
Ngritje enorme e çmimit të vajit ushqimor është vërejtur gjatë dy ditëve të fundit në marketet e vendit tone. Nga 1.60 euro sa ishte dy ditë më parë, çmimi i vajit është ngritur në 3.49 euro për një shishe, që ka më pak se një litër.
Për ngritjen e çmimit të vajit ka pasur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët edhe kanë kritikuar ashpër institucionet për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje