LAJMI I FUNDIT:

Shiti vajin me çmim 3.49 euro, dënohet me njëmijë euro pronari i një marketi në Skenderaj

Shiti vajin me çmim 3.49 euro, dënohet me njëmijë euro pronari i një marketi në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se do të gjobitin secilin që luan me çmime në treg, duke njoftuar se kanë dënuar me njëmijë euro pronarin e një marketi, i cili kishte shitur vajin me çmim prej 3.49 Euro.

Nura ka shkruar se do të ketë gjoba për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve. Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit”, thotë ai.


Kryetari i Skenderajt ka pohuar se do të ketë zero tolerancë për abuzuesit.

Në Kosovë çmimi i vajit shkoi deri në 3.5 euro, kaq kushton në vendet e Evropës
Lexo po ashtu Në Kosovë çmimi i vajit shkoi deri në 3.5 euro, kaq kushton në vendet e Evropës

Ndryshe, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rritjes së çmimeve të disa produkteve bazike.

“Ditëve të fundit dhe sidomos sot kemi vërejtur një ngritje enorme, aspak normale dhe tërësisht të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike të konsumatorëve nga subjektet tregtare. Kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë”, ka deklaruar ajo.

Sot në disa markete në Kosovë një litër vaj ka kushtuar 3.49 Euro. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori