LAJMI I FUNDIT:

Numri i refugjatëve ukrainas mund të kalojë numrin prej katër milionë ‘brenda ditëve’

Numri i refugjatëve ukrainas mund të kalojë numrin prej katër milionë ‘brenda ditëve’

Perëndimi ka paralajmëruar se numri i refugjatëve ukrainas që mbërrijnë në vendet fqinje mund të kalojë atë të katër milionë brenda disa ditësh.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar e përshkroi situatën në kufi si “të paprecedentë”.

Kombet e Bashkuara, besojnë se deri më tani të paktën 2.3 milionë njerëz janë largua nga shtëpitë e tyre në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit, kryesisht duke hyrë në Poloni.


Të tjerë kanë udhëtuar në Hungari, Rumani, Sllovaki dhe Moldavi.

Numri i refugjatëve që largohen nga Ukraina mund të shkojë në katër milionë gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/