Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka raportuar edhe drejtori i Hetimeve të Policisë së Kosovës, Arben Paçarizi. Ky i fundit ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar janë ngritur mbi një mijë kallëzime penale për më shumë se dy mijë persona.
Edhe gjatë janarit dhe shkurtit, siç tregoi ai, janë trajtuar 435 raste. Paçarizi ka thënë se janë ngritur më shumë se 130 kallëzime penale për 230 persona. Pas këtyre të dhënave, raportimi i tij në këtë komision u zhvilluar me dyer të mbyllura për media.
Para anëtarëve të Komisionit për Siguri, siç raporton Kp, ai tha se sfidë është luftimi i sulmeve kibernetike, ku Kosova nuk e ka pavarësinë digjitale.
Paçarizi ka folur për rastet që kanë trajtuar gjatë vitit të kaluar, ku tha se mbi 60 prej tyre kanë qenë për krim të organizuar.
“Gjithsejtë i kemi trajtuar 1613 raste, gjatë vitit të kaluar. Prej tyre, 2016 raste kanë qenë të bartura nga viti paraprak. Pasi që e dini se një pjesë e hetimeve zgjasin në periudhë kohore mjaft të gjatë.
Kodi i Procedurës lejon që hetimi të zgjat deri në dy vite e gjysmë, sipas autorizimeve përkatëse. Krim i organizuar dhe krime kibernetike edhe vepra të cilat përkojnë me atë çështje kanë qenë 62 raste.
Në fushën e narkotikëve kemi pasur 726 raste, trafikimit me njerëz dhe vepra që ndërlidhen me këtë dukuri i kemi pasur 131 raste. Krime ekonomike dhe korrupsion i kemi pasur 339 raste. Krime të rënda 133 raste”, ka njoftuar ai.
Më tej, ai tha se gjashtë raste që i kanë hetuar kanë të bëjnë me terrorizëm. Nga gjitha hetimet e kryera, Paçarizi tha se kanë shkatërruar 49 grupe kriminale.
“Gjatë vitit të kaluar i kemi pasur 571 operacione policore, në kuadër të 137 planeve operative, 1072 bastisje dhe lokale të kontrolluara ose lokale përcjellëse. Gjithashtu i kemi asgjësuar ose shkatërruar 49 grupe kriminale. Te sekuestrimi, i kemi 414 kilogramë përafërsisht e 558 gramë kokainë.
Afërsisht 500 kilogramë marihuanë, tre kilogramë e 642 gramë i kemi heroinë, bimë kanabisi 2380. Armë të konfiskuara si pjesë të operacioneve të departamentit tonë janë 83. Para të sekuestruara dhe të ngrira janë 7 milionë e 496 mijë euro, janë 211 mijë e 20 franga dhe 18 mijë e 163 dollarë. Shtëpi të sekuestruara janë pesë, banesa dhe lokale nëntë. Toka dhe parcela të ndryshme janë 29”, ka treguar ai.
Po ashtu, drejtori i Hetimeve të Policisë së Kosovës, Arben Paçarizi ka treguar edhe për numrin e kallëzimeve penale që janë ngritur gjatë vitit 2021 dhe gjatë dy muajve të këtij viti.
“Gjithsejtë i kemi bërë 1025 kallëzime penale ndaj 2014 personave si departament… Edhe këtë vit ka një trend shumë pozitivë të angazhimeve. Aktualisht janë 435 raste duke u trajtuar, janë 200 raste të reja. Ndërsa 235 raste të bartura nga viti i kaluar.
Me narkotikë i kemi 43 raste, trafikim me njerëz tri, krime ekonomike katër, korrupsion 22, krime kibernetike shtatë, krime të rënda 13 dhe një rast terrorizmi. 51 operacione, tetë plane operative, 125 kundër kontrolle bastisje edhe i kemi 230 persona të arrestuar, 134 kallëzime penale. Gjashtë grupe kriminale të shkatërruara gjatë kësaj periudhe kohore ”, ka treguar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje