LAJMI I FUNDIT:

Kremlini propozon shtetëzimin e fabrikave të huaja që ndalën punën në Rusi

Kremlini propozon shtetëzimin e fabrikave të huaja që ndalën punën në Rusi

Një anëtar i lartë i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” ka propozuar shtetëzimin e fabrikave në pronësi të huaj pasi ato mbyllën veprimtarinë në vend.

Disa kompani të huaja, duke përfshirë Ford dhe Nike, kanë njoftuar se do të mbyllin përkohësisht fabrikat dhe rrjetin e dyqaneve në Rusi, në mënyrë që të ushtrojnë presion mbi Kremlinin për të ndaluar agresionin ushtarak në Ukrainën fqinje.

Me anë të një deklarate, partia që drejtohet nga Vladimir Putin ka njoftuar se mbyllja e operacioneve ishte një “luftë” kundër qytetarëve të Rusisë.


“Rusia e Bashkuar propozon shtetëzimin e fabrikave që shpallin largimin dhe mbylljen e prodhimit në Rusi”, tha sekretari i këshillit të përgjithshëm të partisë në pushtet Andrei Turchak.

“Kjo është një masë ekstreme, por ne nuk do të tolerojmë të na godasin me thikë pas shpine dhe do të mbrojmë popullin tonë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori