LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Ukrainës thotë se një fëmijë vdiq nga dehidratimi në Mariupol – qytetin që nuk ka ujë, energji e as ngrohje

Presidenti i Ukrainës thotë se një fëmijë vdiq nga dehidratimi në Mariupol – qytetin që nuk ka ujë, energji e as ngrohje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të martën se një fëmijë kishte vdekur nga dehidratimi në qytetin e rrethuar të Ukrainës, Mariupol, i cili prej ditësh nuk kishte ujë, energji apo ngrohje.

“Në vitin 2022, nga dehidratimi”, tha Zelenskiy në një adresim përmes videos, duke e krahasuar krizën humanitare të lidhur me bombardimet ruse të qyteteve ukrainase me atë të krijuar nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, vë në pah France24, vdekja e fëmijës nuk mund të konfirmohej menjëherë në mënyrë të pavarur.


Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur fqinjin e saj dhe për të arrestuar liderët që i quan “neo-nazistë”. Ajo mohon të ketë shënjestruar civilët. /Telegrafi/