LAJMI I FUNDIT:

Veteranët e Kosovës fituan turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”, me pjesëmarrës nga trevat shqiptare

Veteranët e Kosovës fituan turneun “Të gjithë vëllezërit së bashku”, me pjesëmarrës nga trevat shqiptare
(Foto: ffk-kosova.com)

Në kuadër të manifestimeve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, në organizim të FFK-së dhe Ligës së Veteranëve të Futbollit, sot (e hënë) në Kampin Nacional në Hajvali është zhvilluar turneu i veteranëve të futbollit nën moton “Të gjithë vëllezërit së bashku”.

Në këtë turne krahas veteranëve të Kosovës morën pjesë edhe ata të Flamurtarit të Vlorës, Tetovës, Luginës së Preshevës si dhe ata të Ulqinit.


Ndonëse nëpër një mot të ftoftë ekipet pjesëmarrëse dhuruan lojëra interesante dhe me rivalitet sportiv, teksa në fund trofeut të këtij turneu iu gëzuan veteranët e Kosovës, të cilët në finale arritën të fitojnë ndaj veteranëve të Flamurtarit të Vlorës, me rezultat 3-1.

Në ndeshjen e parë veteranët e Kosovës barazuan me veteranët e Tetovës (0-0), derisa në gjysmëfinale arritën të fitojnë ndaj veteranëve të Ulqinit pas një loje mjaft interesante, me rezultat 4-3.

Ndërkaq, Flamurtari në ndeshjen e parë fitoi ndaj veteranëve të Luginës së Preshevës, 2-1, derisa në gjysmëfinale fitoi pas penalltive ndaj veteranëve të Tetovës, me rezultat 7-6, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 0-0.

Në fund trofeun kapitenit të veteranëve të Kosovës, Lulzim Berisha ia dorëzoi presidenti Agim Ademi. Para turneut delegacioni i FFK-së dhe ekipet pjesëmarrëse bën homazhe në Prekaz, derisa ky turne në të ardhmen do të jetë tradicional.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori