LAJMI I FUNDIT:

Miliarderi amerikan nuk është i interesuar ta blejë Chelsean

Miliarderi amerikan nuk është i interesuar ta blejë Chelsean

Biznesmeni amerikan Michael Rubin e ka përjashtuar veten nga gara për të blerë Chelsean nga Roman Abramovich.

ESPN kishte raportuar se Rubin, i cili zotëron rrjetin e mallrave sportive Fanatics, po punonte në një ofertë pasi oligarku rus kërkon të shesë shpejt klubin.

49-vjeçari ka një vlerë neto të vlerësuar prej tetë miliardë dollarësh dhe tashmë ka aksione pakicë në Philadelphia 76ers (basketboll), Neë Jersey Devils (hokej mbi akull) dhe Crystal Palace.


Chelsea mund të shitet për shumën që ndoshta Abramovich nuk e ka imagjinuar
Lexo po ashtu Chelsea mund të shitet për shumën që ndoshta Abramovich nuk e ka imagjinuar

Megjithatë, një zëdhënës i Rubin tha: “Michael nuk ka interes të blejë Chelsean. Ai është 100 për qind i fokusuar në vazhdimin e ndërtimit të biznesit Fanatics dhe nuk është i interesuar të shtojë aksione pronësie në këtë moment”.

Manjati i Ineos Sir Jim Ratcliffe dhe biznesmeni egjiptian Loutfy Mansour janë ndër emrat e tjerë që mbyllin spekulimet për pasardhjen e Abramovich.

Roman Abramovich mund të mos kthehet më kurrë në Rusi
Lexo po ashtu Roman Abramovich mund të mos kthehet më kurrë në Rusi

Ai lë pronarin e pjesshëm të Los Angeles Dodgers, Todd Boehly dhe miliarderin turk Muhsin Bayrak si dy kandidatët kryesorë për të qenë pronarë të ardhshëm të Chelseat.

Boehly po punon me miliarderin zviceran Hansjorg Wyss pas formimit të një konsorciumi dhe ata po përgatiten të paraqesin një ofertë, por nuk janë të gatshëm të përmbushin çmimin e kërkuar prej 3 miliardë eurosh të Abramovich.

Muhsin Bayrak pretendon se është në bisedime me avokatët e Roman Abramovich për blerjen e Chelseat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

Përfaqësueset

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës

"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores

Përfaqësuesja e Kosovës
Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon fitoren ndaj Ukrainës dhe vendin e parë në Grup

Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon fitoren ndaj Ukrainës dhe vendin e parë në Grup

Kombëtarja e Shqipërisë
Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Notat e lojtarëve, Kosovë 1-0 Lituani: Aro Muric më i miri, Jashari i bën të gjitha

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori