LAJMI I FUNDIT:

Roman Abramovich mund të mos kthehet më kurrë në Rusi

Roman Abramovich mund të mos kthehet më kurrë në Rusi

Roman Abramovich mund t’i ketë dhënë fund çdo shprese për t’u kthyer ndonjëherë në Rusi, ndërsa Vladimir Putin mbetet president pasi përdori shprehjen ‘lufta në Ukrainë’ në deklaratën e tij të fundit duke thënë se ai po shiste Chelsean.

Parlamenti rus prezantoi ligje të reja të premten kundër përhapjes së ‘lajmeve të rreme’ për aktivitetet e vendeve në Ukrainë, të dënueshme me burgim deri në 15 vjet.


Shembuj të ‘lajmeve të rreme’ sipas përkufizimit të Rusisë përfshijnë referimin e pushtimit të tyre në Ukrainë ose si pushtim, ose si luftë.

Abramovich niset drejt Turqisë për ta finalizuar shitjen e Chelseat
Lexo po ashtu Abramovich niset drejt Turqisë për ta finalizuar shitjen e Chelseat

Në pamje të parë, deklarata e Abramovich – e cila pranon se Rusia po bën luftë – tani është një akt i paligjshëm në atdheun e tij.

Makina propagandistike e Putinit pretendon se ai as nuk po pushton Ukrainën dhe as nuk po bën luftë, por se ai dëshiron të ‘denazifikojë’ vendin dhe të mbrojë njerëzit që i janë nënshtruar bullizmit dhe gjenocidit.

Ligji i ri rus i lajmeve të rreme ka bërë që organizatat e mëdha botërore të lajmeve, përfshirë BBC-në, të ndalojnë raportimin në Rusi, dhe në disa raste, të tërheqin gazetarët.

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, tha se legjislacioni duket se kriminalizon gazetarinë e pavarur.

Roman Abramovich, aksionar në firmën që prodhon çelikun për tanke – rusi tashmë i ka zbehur imazhin Chelseat
Lexo po ashtu Roman Abramovich, aksionar në firmën që prodhon çelikun për tanke – rusi tashmë i ka zbehur imazhin Chelseat

“Nuk na lë zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë përkohësisht punën e të gjithë gazetarëve të BBC News dhe stafit të tyre mbështetës brenda Federatës Ruse, ndërkohë që ne vlerësojmë implikimet e plota të këtij zhvillimi të padëshiruar”, tha ai.

Përdorimi i fjalës “luftë” nga Abramovich tani mund të ketë pasoja personale për të më të liga se sa ai mund të imagjinonte ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Premier League
Kalo në kategori