LAJMI I FUNDIT:

Juventusi fiton ndaj Spezias, bën hap të madh për të hyrë në garën për titull

Juventusi fiton ndaj Spezias, bën hap të madh për të hyrë në garën për titull
Foto: Juventus FC/Twitter

Juventusi ka fituar minimalisht në shtëpi ndaj Spezias me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Zonja e Vjetër kaloi në epërsi pas vetëm 21 minutash lojë me anë të Alvaro Moratas që u asistua prej Manuel Locatellit.

Biankonerët më pas lëshuan një mundësi të artë me anë të Juan Cuadrados (33’), duke mos arritur të mposht portierin e Spezias.


https://twitter.com/wyngback/status/1500523721164873728

Në 45 minutat e dytë, skuadra mysafire ia doli të rrezikonte me anë të Kevin Agudelos (51’), por Wojciech Szczesny u tregua i vëmendshëm.

Agudelos e kishte një mundësi të artë edhe në minutën e 79-të, por që sërish nuk ia doli të mposhte portierin polak.

Spezia në minutën e 85-të kërkoi penallti për shkak të një fauli në zonë, por pas rishikimit të VAR-it, u bë e ditur se ishte korrekte.

Pas javës së 28-të, Juventusi gjendet në vendin e katërt me 53 pikë,, pesë më pak se lideri Interi, ndërsa në xhiron e 29-të do të takohet me Sampdorian. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë

Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë

Përfaqësuesja e Kosovës
Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

Premier League
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori