LAJMI I FUNDIT:

Napoli – Milan: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i derbit të javës në Serie A

Napoli – Milan: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i derbit të javës në Serie A

Napoli dhe Milani janë gati për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 28-të të Serie A.

Dy ekipet e kreut të tabelës luajnë sot (e diel) mes vete në ndeshjen e cila fitorja i dërgon në pozitën e parë, mbi Interin, i cili është lider aktualisht.

Vendi: Stadio Diego Armando Maradona


Koha: 20:45

Lajme rreth ekipeve

Napoli

Hirving Lozano është stërvitur me skuadrën këtë javë dhe mund të paraqitet sonte në mbrëmje, ndërsa Stanislav Lobotka është gjithashtu i aftë për të startuar në mesfushë.

Milan

Ismael Bennacer është rikthyer nga pezullimi dhe do të startojë, ndërsa Franck Kessie mund të luajë përsëri në rolin e numri 10-të,  siç bëri kundër Empolit.

Pierre Kalulu do të zëvendësojë kapitenin Alessio Romagnolin, i cili pësoi një dëmtim muskulor në mesjavë.

Fakte

Napoli ka parë mbi tri gola në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Milanit në të gjitha garat.

Ka pasur mbi tri  gola të shënuar në 10 nga 11 ndeshjet e fundit të Milanit në udhëtim në Serie A.

Milani ka shënuar të paktën dy gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në udhëtim në Serie A.

Napoli është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në Serie A.

Milani është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit si mysafirë në Serie A.

Milani ka shënuar të paktën dy gola në tri ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Napolit në të gjitha garat.

Analizë

Një gol i vonshëm i fitores nga Fabian Ruiz ndaj Lazios të dielën e kaluar dërgoi Napolin në krye të tabelës së ligës, por tashmë pozita e parë është rimarr nga Interi dhe napolitanët duan ta rikthejnë me një fitore sot.

Napoli do të presë Milanin, i cili vjen pas dy barazimeve zhgënjyese kundër Salernitana dhe Udinese, megjithëse performanca e tyre e fundit kundër Interit kishte disa episode pozitive.

Napoli fitoi ndeshjen e parë 1-0 në rrethana të diskutueshme dhe shikuesit neutralë do të shpresojnë për një lojë më emocionuese mes këtyre skuadrave.

Formacionet e mundshme

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Lobotka, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud.

Parashikimi: Napoli 1-1 Milan

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë

Legjenda rumune, Mutu: Lojtarët e Kosovës shumë individualistë

Përfaqësuesja e Kosovës
Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

Premier League
Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Alarmohet Real Madridi, një tjetër yll i madh lëndohet gjatë ndeshjes me kombëtaren e tij

Përfaqësueset
Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Kryetari i ‘Dardanëve’ me kritika të mëdha ndaj futbollistëve pas humbjes nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori