Në kohën e agresionit rus në Ukrainë, aktivisti shqiptar në SHBA njëherësh ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, ka paralajmëruar një sulm të mundshëm të Serbisë në veri të Kosovës, në bashkëpunim me Rusinë.
Lushi, duke u thirrur në shërbime të inteligjencës, ka thënë se Serbia dhe Putini janë duke përgatitur planin e një inkursioni në veri të Kosovës.
Ai ka kërkuar nga NATO, KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe populli i Kosovës që të jenë gati.
“Sipas disa shërbimeve të inteligjencës, Serbia dhe Putini janë duke përgatitur planin e një inkursioni në veri të Kosovës. NATO, KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe populli i Kosovës duhet të jenë gati”, ka shkruar Lushi në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.
According to some intelligence services #Serbia and Putin are preparing a plan of an incursion in the north of #Kosovo. #NATO, KFOR, Kosovo Security Force, and the people of Kosovo should be ready.
— Uk Lushi (@UkLushi) March 5, 2022
Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka informacione se Serbia është duke mobilizuar rezervistët e saj në Serbi dhe Kosovë.
Ndërsa, ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, ka vizituar sot njësitet speciale të Policisë Serbe, të cilat po stërviten pranë kufirit me Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Iljazi: Niko Beqarovski është mjek nga koha e “shokut Tito”, ka ikur koha e tij
Shemben skelet – dëmtohen disa vetura në Tophane të Prishtinës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251