LAJMI I FUNDIT:

Blinken paralajmëron se Putini “do të hapë kutinë e Pandorës” për të gjithë botën

Blinken paralajmëron se Putini “do të hapë kutinë e Pandorës” për të gjithë botën

Sekretari Amerikan i Shtetit ka folur nga Brukseli, ku tha se “rreziqet këtu janë shumë reale”, duke folur rreth agresionit rus në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Antony Blinken tha se parimet e demokracisë dhe sovranitetit të vendeve paqësore tani janë “nën sulm” pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Nëse lejojmë që ato parime të shkelen pa u ndëshkuar, atëherë ne do të hapim një kuti të Pandorës në çdo cep të botës që kjo të ndodhë përsëri dhe përsëri dhe përsëri”, tha ai, shkruan Sky News.


Ai paralajmëroi gjithashtu se paqja dhe siguria “do të zhduken” nëse nuk ndërmerren veprime.

Blinken vlerësoi ato që ai i quajti veprimet e shpejta të Bashkimit Evropian, duke thënë se solidariteti i vendeve perëndimore duhet të vazhdojë derisa lufta të ndalojë.

“Ne jemi përballur së bashku me atë që është lufta e zgjedhur e presidentit Putin, një luftë që ishte e paprovokuar dhe që ka pasoja të tmerrshme për njerëzit, për nënat, baballarët, për fëmijët”, tha Blinken. “Ne i shohim imazhet në TV dhe ai duhet të ndalet. Ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndalur atë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Azia
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?

Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?

Amerika
Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Evropa
Turqia bën një hap drejt BRICS - çka do të thotë kjo për Perëndimin?

Turqia bën një hap drejt BRICS - çka do të thotë kjo për Perëndimin?

Turqia
Kalo në kategori