LAJMI I FUNDIT:

Rezultuan pozitiv 13 futbollistë me Covid-19, shtyhet ndeshja mes Mainz dhe Dortmund

Rezultuan pozitiv 13 futbollistë me Covid-19, shtyhet ndeshja mes Mainz  dhe Dortmund
Bundesliga (Foto:Mainz 05/Twitter)

Mainz 05 ka qenë nikoqir i Borussia Dortmundit në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesliga, ndeshje e cila ishte paraparë të zhvillohet të dielën nga ora 15:30.

Por kjo ndeshje është shtyrë për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 që janë paraqitur tek skuadra vendase.

Mainz njoftoi ditë më parë se 19 persona të klubit kanë rezultuar pozitivë në testet e bëra, teksa 13 nga ta janë futbollistë.


Takimi ishte paraparë të zhvillohet, por tre e ekipit të parë, Robin Zentner, Finn Dahmen dhe Lasse Ries gjithashtu janë pozitiv dhe Mainz nuk mund të luaj.

Vendasit kishin bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Gjermanisë që ndeshja të shtyhet dhe pas bisedimeve me zyrtarët e Dortmund, kjo ndeshje është vendosur të shtyhet.

Kësisoj tanimë është caktuar edhe orari i ri i ndeshjes, e cila pritet të zhvillohet më 16 mars me fillim nga ora 18:30. /Telegrafi/