LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave që dyshohet se falsifikuan para në Prizren

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave që dyshohet se falsifikuan para në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për falsifikim të parave.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë A.Th., me datë 11.06.2021 rreth orës 10:30 minuta  në Prizren, duke ditur se paraja është e falsifikuar, me qëllim të vënies  në qarkullim si të vërtetë, pranon 284 monedha metalike nga 2 euro.


“Si bashkëpronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, ku gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim dhe atë 284 nga 2 euro, gjithsej 568 euro të falsifikuara”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, tutje thuhet se i akuzuari i dytë B.M., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke ditur se paraja është e falsifikuar pranon me qëllim të  vënies  në qarkullim si të vërtetë 63 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë  që si bashkëpronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim, dhe atë 63 nga 2 euro,  gjithsej 126 euro të falsifikuara.

“I akuzuari i tretë L.K., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke ditur se paraja është e falsifikuar pranon me qëllim të  vënies  në qarkullim si të vërtetë 50 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si pronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, ​gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim, dhe atë 50 nga 2 euro  gjithsej 100 euro të falsifikuara”, thuhet tutje.

Në të trija rastet, është vërtetuar se paratë janë falsifikim i plotë, përmes raportit të ekspertimit të datës 07.09.2021 nga Agjensioni i Kosovës për Forenzikë.

Me këto veprime, të pandehurit e lartpërmendur kanë përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/