LAJMI I FUNDIT:

Gara shpejtësie në rrugën Tiranë-Durrës, policia publikon pamjet e kapjes së drejtuesit të mjetit

Gara shpejtësie në rrugën Tiranë-Durrës, policia publikon pamjet e kapjes së drejtuesit të mjetit

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e ndalimit të shtetasit L.G., drejtuesi i një automjeti të markës “BMW”, në segmentin rrugor Tiranë-Durrës pasi është kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit kishte kryer manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në rrugën Tiranë-Durrës duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës.

Shtetasi është identifikuar dhe bllokuar nga Policia Rrugore e Tiranës, si dhe është ndëshkuar me masë administrative 40,000 lekë [325 euro].


Gjithashtu, gjatë 72 orëve të fundit, policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me gjoba prej 40.000 lekësh edhe 14 drejtues mjetesh të tjerë që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.

“Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët, që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, ka shtuar policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori