Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje edhe njëherë apeloi që qytetarët të jenë të qetë dhe të mos frikohen – produkte ushqimore ka, rezervat e mallrave janë në nivel të kënaqshëm, ndërsa goditje çmimi nuk pritet.
Gjendja ndiqet dhe nëse vlerësohet se është e nevojshme, shteti do të intervenojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informon Qeveria, ndërmerren të gjitha masat që të ruhet standardi, Sipas paralajmërimeve të Bankës Qendrore, sërish, kursi devizor i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet.
“Vendi ynë ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivate të naftës në rezervat e mallrave. Qytetarët të jenë të qetë nuk pritet goditje në çmime të produkteve themelore të ushqimit. Për momentin nuk ka nevojë të vendosen në funksion rezervat e mallrave, duke pasur parasysh se prodhuesit e produkteve themelore kanë rezerva për periudhë prej mbi 35 ditëve, pa përfshirë ditët e të cilat mund të mbulojmë përmes rezervave shtetërore. Vazhdojmë me furnizimin e rezervave shtetërore, siç është paraparë në programin vjetor, ndërsa si Qeveri i shqyrtojmë nevojat eventuale për përforcim shtesë të dinamikës së rezervave, nëse ka nevojë për diçka të tillë”, theksojnë nga Qeveria.
Gjithashtu informojnë edhe se qeveria është në komunikim të rregullt me të gjithë aktorët relevant social, si dhe me institucionet ndërkombëtare, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në rast nevoje për përdorimin e instrumenteve që do të ndihmojnë në financimin e shpenzimeve në ekonominë e vendit.
“Qytetarët të jenë të sigurt dhe në paralajmërimet e Bankës Qendrore e cila ditët e kaluara informoi se kursi i denarit është stabil dhe i tillë do të mbetet. Kjo strategji monetare e kursit të qëndrueshëm të denarit është strategji e përshtatshme në përputhje me fundamentet e ekonomisë maqedonase. Sipas këtij konfirmimi të stabilitetit të kursit të këmbimit, rezervat valutore janë mjeti kryesor në këtë lloj strategjie monetare, të cilat sipas të dhënave më të fundit në dispozicion arrijnë në rreth 3.4 miliardë euro, që është dy herë më i lartë se në vitin 2008 të krizës financiare globale”, citojnë nga Qeveria.
Qeveria e përsëriti edhe apelin deri te tregtarët ta respektojnë vendimin qeveritar për marzhat tregtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar