LAJMI I FUNDIT:

Mposhtin ekipin nga Serbia, Bad News Eagles shkruajnë historinë pasi kualifikohen në PGL Europe RMR

Mposhtin ekipin nga Serbia, Bad News Eagles shkruajnë historinë pasi kualifikohen në PGL Europe RMR

Shkruhet historia në eSports për ekipet shqiptare, pasi Bad News Eagles nga Kosova kanë arritur që  të kualifikohen për në “PGL Europe RMR”.

Ditën e sotme (e mërkurë), ekipi Bad News Eagles zhvilloi dy ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tyre të CS:GO, duke e bërë realitet ëndrrën që çdo shqiptar po e priste prej shumë kohësh.


Ndeshjen e parë për sot ekipi shqiptar e zhvilluan kundër ekipit VOID, ku arritën të fitojnë me lehtësi me rezultat 16:4.

Ndeshja e dytë dhe ajo më e rëndësishmja ishte ajo kundër ekipit serb, 4Glory në formatin “BestofThree” shkruan Telegrafi.

Ekipi shqiptar lojë të mirë treguan qysh në mapin e parë (Mirage) të cilin vet e kishin zgjedhur , duke e mposhtur kundërshtarin e tyre 4Glory me rezultat 16:9.

Mapi i dytë (vertigo) i përzgjedhur nga ekipi serb, shkoi me një rezultat të ngushtë, ku në fund dolën fitues ekipi i 4GLory me rezultat 16:14 duke e barazuar kështu rezultatin e mapave në 1:1.

Mapi i tretë dhe aj vendimtari (ancient), filloi me një lojë të barabartë por që në fund ekipi i Bad News Eagles, arriti ta përfundojë me rezultat 16:9.

Pas kësaj fitore ekipi i Bad News Eagles do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në kualifikuese të CS:GO “PGL Europe RMR”, që do të mbahet duke filluar nga data 11 e muajit prill në Bukuresht të Rumanisë, ku do të ketë rastin të përballet me ekipet më të mira të botës.

Kualifikimet lan do të përfshijnë dy grupe me nga 16 ekipe, ku 8 ekipe nga secili grup do të vazhdojnë për në “PGL MAJOR ANTWERP”.

Ekipi i Bad News Eagles do të bashkohet në grupin A ose B, me listën e skuadrave më poshtë.

Grupi A: Natus Vincere, Heroic, VirtusPro, Vitality, Faze Clan, Mouz.

Grupi B: G2, Gambit, NiP, Entropiq, Copenhagen Flames, Astralis, Ence.


Kjo është përbërja e ekipit Bad News Eagles

Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle-” Kola (Trajner)


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori