LAJMI I FUNDIT:

E krahasoi veten me Messin dhe Ronaldon, Materazzi me koment epik ndaj Balotellit

E krahasoi veten me Messin dhe Ronaldon, Materazzi me koment epik ndaj Balotellit

Legjenda e Interit, Marco Materazzi ka reaguar ndaj pretendimeve të Mario Balotellit se ai ka të njëjtat cilësi si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Balotelli e krahasoi veten me superyllin argjentinas dhe atë portugez në një intervistë për mediumin The Athletic.


“Jam 100 për qind i sigurt se cilësia ime është në të njëjtin nivel me këta njerëz, por unë… humba disa raste, e dini? Kjo ndodh”.

“Në ditët e sotme, nuk mund të them se jam aq i mirë sa Ronaldo, sepse Topa të Artë fitoi Ronaldo? Pesë? Ju nuk mund ta krahasoni veten me Messin dhe Ronaldon, askush nuk mundet. Por nëse po flasim vetëm për cilësinë, për cilësinë e futbollit, nuk kam asgjë për t’i xhelozuar, të jem i sinqertë”, ka thënë Balotelli.

Balotelli zbulon keqardhje e tij me Man Cityn, krahason veten me Messin dhe Ronaldon
Lexo po ashtu Balotelli zbulon keqardhje e tij me Man Cityn, krahason veten me Messin dhe Ronaldon

Materazzi, i cili kaloi tre sezone në Inter me sulmuesin italian, hyri në llogarinë e tij zyrtare në Instagram duke bërë shaka me pretendimet e ‘SuperMarios’.

“Qetësohu, vëlla i vogël”, shkroi Materazzi, duke ndarë një ‘story’ të La Gazzetta dello Sport, e cila raportonte citimet e Balotellit.

Sulmuesi iu bashkua Manchester Cityt nga Interi në vitin 2010 pasi shënoi 28 gola në 86 ndeshje me Nerazzurrët.

Materazzi kaloi dhjetë vjet në Inter, duke luajtur 276 ndeshje me Nerazzurrët dhe duke shënuar 20 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori