LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Pushteti e ka ndarë popullin dhe e ka shpallur si pro-rus

Mickoski: Pushteti e ka ndarë popullin dhe e ka shpallur si pro-rus

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, e ka akuzuar Qeverinë dhe presidentin Stevo Pendarovski, se e kanë ndarë popullin sa i përket ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

Mickoski tha se ditëve të fundit Pendarovski dhe LSDM me sjellje të papërgjegjshme, publikisht kanë numëruar kush ka qenë për Rusinë e kush për Ukrainën, duke shtuar se një pjesë të madhe të popullit maqedonase e kanë shpallur pro-rus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndarja e këtillë “Ukrainë-Rusi” që ia bëjnë popullit bëhet vetëm kur kanë interesa të ngushtë politike dhe partiake, por jo edhe kur bëhet fjalë për tenderë ose blerje nga kompanitë që janë në listë të zezë nga aleatët tanë”, tha Mickoski.


Mickoski shtoi se kjo ndarje e popullit nënkupton futjen e përçarjes shtesë në shoqëri.

“Por çfarë të presësh nga njerëzit që nuk e kanë tejkaluar veten për të bashkuar popullin maqedonas në arritjen e një konsensusi për këtë çështje me Bullgarinë, dhe jo për Ukrainën, ku ata e shohin krijimin e përçarjeve si një operacion të rregullt për të cilin janë krenarë”, the mes tjerash Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori