Serbia zyrtare vazhdon të përkrah agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk mund t’i vendosin sanksione Rusisë, vendit që e mbështet Serbinë. “Nuk mund ta prejmë degën në të cilën jemi ulur”, ka thënë ai.
Kreyparlamentari serb ka deklaruar sot se Serbia nuk ka interes të ndjekë politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe se “ata që kërkojnë nga Serbia t’i vendosë sanksionet Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë”.
Daçiq tha se Serbia tani është në një situatë kur prej saj pritet të mbajë anën e dikujt, kurse secili niset nga interesat e veta, ndaj është e logjikshme që edhe Serbia të shkojë nga interesat e saj.
“Ne nuk kemi interes të ndjekim një politikë në përputhje me interesat e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona. Unë e respektoj atë që thonë nga Brukseli, por është detyrimi ynë që gradualisht ta harmonizojmë politikën tonë të jashtme me Brukselin”, tha Daçiq për televizionin publik serb (RTS).
“A do të na thonë që ne do të hyjmë nesër në BE që të harmonizojmë politikën tonë sot. Jo, thonë se kjo do të ndodhë për 10, 20 apo 30 vjet. Epo, ne do të harmonizojmë politikën tonë të jashtme pas 5, 10 apo 20 vitesh”, tha Daçiq, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, ai pyeti se a do të tërhiqnin njohjet e Kosovës, a do të ndalojnë me cenimin e integritetit territorial të Serbisë dhe mos ta detyrojnë Serbinë të vendosë sanksione ndaj shtetit që më së shumti mbron interesat e saj kombëtare dhe shtetërore.
Ai tha se Serbia e respekton parimin e integritetit territorial dhe se nuk e ka shkelur atë.
Daçiq tha se ai që kërkon që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë.
“Nesër do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në NATO, nesër do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në OKB. Dhe kujt do t’i drejtohemi, Rusisë. Nëse vendosim sanksione ndaj tyre, nuk kemi kujt t’i drejtohemi. Na ktheni parimin e integritetit territorial, anuloni njohjen e Kosovës, ne jemi të gatshëm të bisedojmë”, tha Daçiq.
“Serbia angazhohet për parimin e integritetit territorial dhe beson se nuk është mirë që është shkelur integriteti territorial i Ukrainës, por ne jemi gjithashtu dëshmitarë se ata që tani po sulmojnë Rusinë kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë dhe e kanë bombarduar”, tha Daçiq.
Ai tha se Serbia nuk është “pion i Lindjes apo i Perëndimit.
“Ne udhëheqim politikë për interesin tonë. Nuk mund ta prejmë degën në të cilën jemi ulur”, tha Daçiq, duke shtuar se i vjen keq që kjo po ndodhë në Ukrainë.
Mirëpo, në Serbi ditëve të fundit ka pasur shumë zëra që kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe mos dënimin nga kreu shtetëror serb.
Profesori universitar në Universitetin e Beogradit, Ivan Videnoviq ka thënë se i vjen turp që Serbia nuk e ka dënuar agresionin rus.
“Unë jam krenar për të gjitha pjesët e ish-shtetit tim të Jugosllavisë për dënimin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Unë jam krenar për Kosovën, dikur pjesë e shtetit tim, për shkak të dënimit të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Më vjen turp për shtetin tim, Serbinë”, ka reaguar Videnoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së voton pro sanksionimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025