LAJMI I FUNDIT:

Kapet me 7 emigrantë nga Jemeni dhe Palestina, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Kapet me 7 emigrantë nga Jemeni dhe Palestina, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Policia e Shtetit ka shpërndarë sot pamjet e një operacioni policor në fushën e emigracionit të paligjshëm.

Sipas njoftimit të policisë në rrjetet sociale, është vënë në pranga shtetasi R. M., 22-vjeç, banues në Tiranë, që po transportonte 7 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit.


Shtetasi R. M. u kap në flagrancë në aksin rrugor Plepa-Durrës. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, ky shtetas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga shërbimet e policisë.

“Gjatë kontrollit në automjet u konstatuan 7 klandestinë nga Jemeni dhe Palestina, të cilët 22-vjeçari po i transportonte drejt Shkodrës, kundrejt fitimit”, ka shtuar policia.

Po gjatë operacionit u kap dhe edhe shtetasi F. Q., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të Policisë së Korçës, për veprat penale ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë së Korçë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori