LAJMI I FUNDIT:

Turqia nuk do t’i vendos sanksione Rusisë: Duhet të mbetet dikush që të flasë me ata

Turqia nuk do t’i vendos sanksione Rusisë: Duhet të mbetet dikush që të flasë me ata

Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, tha sot se Turqia nuk ka ndërmend t’u bashkohet vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Duke folur për CNN turk, Kalin tha se Turqia do të veprojë gjithmonë në bazë të përparësive shtetërore.

“Duhet të ketë një palë të aftë për të negociuar me Rusinë. Kush do të flasë me Rusinë nëse të gjitha ‘urat’ digjen? Ne nuk planifikojmë të vendosim sanksione pasi duam të mbajmë hapur kanalin e komunikimit”, tha Kalin.


Ai shtoi se Ankaraja nuk ka ndërmend të marrë masa që do të dëmtojnë vetë Turqinë.

“Ne mbajmë marrëdhënie të ngushta me Rusinë në sektorë të tillë si turizmi, furnizimi me gaz natyror dhe bujqësia”, thotë Kalin.

Kur bëhet fjalë për mbylljen e detit për luftanijet ruse, Kalin thekson se Konventa e Montreux, e cila lejon Turqinë të bllokojë Bosforin dhe Dardanelet me anije luftarake të huaja, ka luajtur një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Detin e Zi.

“Ne e interpretojmë konventën në një mënyrë që na lejon të parandalojmë një luftë tensionesh. Gjithashtu jemi në konsultim me të gjitha palët dhe i kemi njoftuar për këtë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë kërkesë që anijet luftarake të kalojnë nëpër Detin e Zi”, tha Kalin.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte deklaruar ditë më parë se Turqia do t’ua ndalojë luftanijeve ruse shfrytëzimin e ngushticave të saja. /Telegrafi/