Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e pestë për Investime në Ballkanin Perëndimor, organizuar në Londër nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ne duam të kemi sa më shumë bashkëpunim rajonal ku vlerat e BE-së janë gjithmonë të ndërlidhura me fondet e BE-së, dhe në këtë mënyrë, kjo lidhshmëri, qoftë në aspektin e punës, energjisë apo infrastrukturës do të na ndihmojë, duke u bërë valë që shtyn të gjithë drejt integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha kryeministri Kurti në hapje të samitit.
“Qeveria jonë, në mënyrë proaktive, do të përpiqet të ketë bashkëpunim me vendet fqinje, duke respektuar parimet demokratike të respektit të dyanshëm, të vendosura me rastin e themelimit dhe zhvillimit të Bashkimit Evropian”, shtoi ai.
Stabiliteti politik, rritja ekonomike, fuqia punëtore e talentuar dhe e re e Republikës së Kosovës, si dhe mundësitë për më shumë investime në Kosovë, u theksuan nga kryeministri Kurti në sesionin e përbashkët me pesë udhëheqësit e qeverive nga Ballkani Perëndimor.
“Ne e shohim tregun e punës si diçka të rëndësisë së lartë në aspektin makro-ekonomik dhe planifikimin për të ardhmen. Mendojmë se liberalizimi i tregut të punës ndodhë vetëm kur ka zotim të vërtetë të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se Kosova dhe Shqipëria kanë arritur shumë, si rezultat i gatishmërisë së të dyja vendeve.
“Jemi duke ecur në drejtim të njëjtë me Shqipërinë me themelimin e tregut të përbashkët të energjisë i cili pritet që të funksionalizohet këtë vit dhe presim që të integrojmë më mirë kapacitetet e gjenerimit gjithashtu”, tha më tej kryeminsitri Kurti.
“Kriza aktuale ka treguar se duhet menduar për ndërtimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit, dhe që duhet menduar në terma rajonalë. Kalimi jonë drejt prodhimit të energjisë së gjelbër nënkupton më shumë sisteme të integruara dhe kapacitete të gjenerimit të cilat mund ta balancojnë njëra-tjetrën më mirë”, shtoi ai.
Ndërsa duke folur për interkonektivitetin e infrastrukturës, kryeministri bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës ka siguruar financimin e pothuajse të gjitha autoudhëve dhe hekurudhave të mëdha të cilat gjenden në Rrjetin trans-evropian të transportit.
Jemi të vendosur në ndërtimin e pikë kalimeve kufitare të cilat kanë infrastrukturë cilësore dhe të cilat reduktojnë kohën dhe koston e udhëtimit për njerëzit dhe mallrat. Megjithatë, për të pasur integrim të plotë të rajonit ne mendojmë se duhen shtuar dy akse, njëra mes Prizrenit në Kosovë dhe Tetovës në Maqedoninë e Veriut, dhe tjetra është hekurudha ndërmjet Prishtinës dhe Durrësit në Shqipëri, theksoi ai.
Duke folur për Agjendën e gjelbër, kryeministri tha se kemi nevojë për tranzicion të shpejtë dhe rregullues, por duam gjithashtu të shfrytëzojmë mundësitë me planin ekonomik dhe investues për tranzicionin energjetik. Ai theksoi se jemi duke hartuar politikën energjetike 2022-2030 për Kosovën, duke analizuar të gjitha elementet e nevojshme që të kemi çmime të përballueshme, por në të njëjtën kohë furnizim të qëndrueshëm.
“Do të fokusohemi shumë në diversifikimin, decentralizimin, efikasitetin, por në të njëjtën kohë do të na duhet ndërhyrje e caktuar në termocentralet ekzistuese për të ulur ndotjen. Energjia solare dhe me erë, të dyja kanë potencial në Kosovë”, theksoi kryeministri.
Ai veçoi punën që po bën qeveria në procesin e digjitalizimit në Kosovë, me synim të trefishtë: përmirësimin e llogaridhënies, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve. Po ashtu, theksoi potencialin për zhvillim të mëtejmë të turizmit malor, si malet e Sharrit dhe malet e Rugovës.
Kryeministri Kurti shprehu solidaritetin dhe admirimin e tij për popullin e Ukrainës, presidentin Zelensky, për guximin dhe luftën e tyre çlirimtare kundër invazionit dhe agresionit ushtarak rus.
Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor ka për qëllim të nxjerrë në pah mundësitë për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet