LAJMI I FUNDIT:

Rama në samitin e BERZH-it në Londër: Shqipëria parajsë e investimeve në turizëm

Rama në samitin e BERZH-it në Londër: Shqipëria parajsë e investimeve në turizëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për investimet në Ballkanin Perëndimor, që po mbahen në Londër.

Në një video të fjalimit të tij në samit të shpërndarë në Facebook, Rama u shpreh se Shqipëria konsiderohet si një parajsë e turizmit dhe investimeve në fushën e turizmit.


Në një panel përkrahë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Rama shprehu bindjen se investimet në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të rajonit janë investim “me potencial të pabesueshëm ende të pashfrytëzuar.”

“Besoj se Ballkani Perëndimor është kufiri i ri i investimeve në Evropë, për shkak të asaj që për shumë vite e ka bërë këtë rajon një destinacion të paarritshëm. Kjo falë faktit se të gjitha vendet e rajonit po përmirësohen e po bëjnë maksimumin për të bërë më shumë”, tha Rama.

Duke folur për projekte konkrete, kreu i qeverisë shqiptare tha se brenda pak javësh do të mbërrijnë në portin e Vlorës dërgesat e para të gazit të lëngshëm.

“Ne po punojmë ngushtë me amerikanët për marrjen e gazit të lëngshëm, proces që mund të nisë së shpejti, brenda disa javësh dhe që do të sjellë dërgesat në portin e Vlorës”, ka shtuar ai

Rama tha se industria e turizmit gjithashtu ka pasur vëmendje të rëndësishme edhe në kushtet e pandemisë globale.

“Shqipëria është kthyer në parajsë për turizmin dhe investimet në këtë sektor. Nuk dua të jap shifra, por ne kemi pasur rritje edhe gjatë pandemisë në industrinë e turizmit. Turizmi është i lidhur fort me infrastrukturën. Këtu flas për “Korridorin blu” që është pjesë e rrjetit evropian, pjesë e procesit të Berlinit. Kemi projektin hekurudhor Durrës – Prishtinë dhe korridorin e 8-të që lidhet me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë kryeministri.

Rama foli edhe për investimet në portet e reja turistike dhe në portin e ri tregtar në Durrës që sipas tij do transformojmë tërësisht tablonë e vendit si vend turistik me 4 porte të reja turistike. Kreu i qeverisë shqiptare tha se sfida e radhës është digjitalizimi i shërbimeve për të eliminuar sportelet.

Kryeministri theksoi se “Shqipëria është në një fazë të re dhe është shumë e qartë se të huajt e shohin Shqipërinë si një parajsë të turizmit dhe investimit në turizëm”.

Rama shtoi se “edhe gjatë momenteve më të këqija të pandemisë, Shqipëria ka parë një rritje shumë të dukshme të industrisë të turizmit”.

Rama gjithashtu tha se “Shqipëria është e bekuar me dete, male e liqene. Praktikisht kemi shumë, shumë mundësi, edhe pse tradicionalisht jemi mësuar të eksplorojmë bregdetin dhe nuk kemi zhvilluar ende diçka serioze në aspektin e turizmit malor”.

Kryeministri veçoi masat që janë marrë për mbrojtjen e lumit Vjosa, i fundit lumë i egër në Evropë.

“Ne bëmë një plan për të shëndruar Vjosën, jo vetëm si është sot në zonë natyrore plotësisht e mbrojtur, por për ta bërë Park Kombëtar, që nënkupton shumë. Është një hapësirë e jashtëzakonshme dhe ka një potencë të jashtëzakonshme për të zhvilluar këtë lloj turizmi”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri vuri në dukje se Shqipëria është në proces për të miratuar sa më shpejt “një legjislacion mjaft revolucionar për startup-et, që do ta bëjë Shqipërinë vendin më të jashtëzakonshëm e liberal jo vetëm rajon, por në gjithë botën”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori