LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk dërgon mesazh frymëzues nga Ukraina – pasi pretendon se “fitimi i kësaj lufte për pavarësi” do të jetë “fitorja më e madhe e jetës sime”

Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk dërgon mesazh frymëzues nga Ukraina – pasi pretendon se “fitimi i kësaj lufte për pavarësi” do të jetë “fitorja më e madhe e jetës sime”

Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk, Sergei Palkin, ka dërguar një mesazh sfidues nga Ukraina, duke bërë thirrje për mbështetjen e UEFA-s dhe klubeve kryesore të Evropës në mes të pushtimit rus.

Palkin bëri një deklaratë emocionale të dielën pasdite duke kërkuar ‘mbështetje maksimale’ nga ekipet dhe tifozët në të gjithë Evropën, ndërsa klubi i tij kërkon të gjejë mënyra për të dalë jashtë vendit për lojtarët e tyre të huaj.


Klubi i Premierligës ukrainase është përballur me ndikimin e luftës që nga viti 2014, kur u detyruan të transferoheshin në Arena Lviv pas konfliktit në Donbas.

Të gjithë veshën fanellën ‘kundër luftës’, por kapiteni turk i Erzurumsporit e refuzoi për një arsye të 'çmendur'
Lexo po ashtu Të gjithë veshën fanellën ‘kundër luftës’, por kapiteni turk i Erzurumsporit e refuzoi për një arsye të 'çmendur'

Në një deklaratë të emocionuar, Palkin tha: “Vendi është në luftë. Rusia ka kryer një pushtim masiv të Ukrainës. Njerëzit po vriten”.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që po ndodh. Komuniteti global duhet ta ndalojë këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë u bëj thirrje klubeve që luajtëm – ato janë shumica e skuadrave më të mira të Evropës, si dhe UEFA-s dhe dhjetëra milionë tifozëve, që të ofrojnë mbështetje maksimale për Ukrainën”.

FIFA po refuzon ta përjashtojë Rusinë
Lexo po ashtu FIFA po refuzon ta përjashtojë Rusinë

“Kjo luftë ka të bëjë me çdo evropian. Vetëm duke bashkuar forcat mund ta mposhtim këtë çmenduri. Besoj se së bashku do ta përballojmë dhe do të fitojmë”.

“Kam përjetuar shumë momente të ndritshme me Shakhtarin, por për mua personalisht, fitorja më e madhe në jetën time do të jetë fitorja e kësaj lufte për pavarësinë e Ukrainës”, ka shtuar më tej ai.

FIFA nuk e ka ndaluar Rusinë nga Kupa e Botës 2022, por ka vendosur snaksione të caktuara për ekipin e vendit, i cili do të njihet si RFU, dhe duhet të luajë në vende neutrale pas dyerve të mbyllura pa flamuj të lejuar dhe pa himn. /Telegrafi/

Shaktar Donetsk CEO Sergei Palkin has sent out a defiant message amidst Russia's invasion

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori