LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Rusia përpiqet të ushtrojë presion – ne po derdhim gjak, por po vazhdojmë të mbrohemi me sukses

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Rusia përpiqet të ushtrojë presion – ne po derdhim gjak, por po vazhdojmë të mbrohemi me sukses

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se nëse Rusia përdor armë bërthamore kundër Ukrainës, kjo do të jetë një “katastrofë për botën”.

“Por kjo nuk do të na shkatërrojë”, pohoi ai, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Komenti i tij erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë ruse të vendosë forcat e saj bërthamore në “gatishmëri speciale” – niveli më i lartë i gatishmërisë.


Duke folur në një konferencë shtypi, Kuleba tha: “Ky urdhër nga presidenti Putin erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi për dy delegacione të gatshme për t’u takuar [për bisedime]”.

“Ne e shohim këtë njoftim apo këtë urdhër si një përpjekje për të ngritur aksionet dhe për të bërë presion shtesë mbi delegacionin ukrainas”.

“Por ne nuk do të dorëzohemi para këtij presioni. Ne do t’i qasemi këtyre bisedimeve me një qasje shumë të thjeshtë. Ne shkojmë atje për të dëgjuar [çfarë] ka për të thënë Rusia dhe ne do t’u tregojmë atyre se çfarë mendojmë për gjithë këtë”.

Ai shtoi: “Ukraina nuk po rrëzohet. Ne po derdhim gjak, por vazhdojmë të mbrohemi me sukses”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori