Ish-“Miss Grand Ukraina” i është bashkuar ushtrisë së vendit të saj për të luftuar forcat pushtuese ruse.
Anastasiia Lenna u kurorëzua fituese e konkursit kombëtar në moshën 24-vjeçare në vitin 2015, teksa verboi shikuesit me paraqitjen me fustane dhe taka të larta, por modelja e ka ndërruar stilin e saj magjepsës të veshjes, për të vënë trupin e saj në linjën e frontit për Ukrainën.
Të qenurit në fushën e betejës për të mbrojtur vendin e saj është shumë larg punës së saj të mëparshme, pasi ajo prej kohësh ka bashkëpunuar me një agjencion në Turqi, si menaxhere e marrëdhënieve me publikun, shkruan Daily Star.
Sipas përshkrimeve që ajo ia ka vënë profilit të saj në Instagram, Anastasiia nuk është e panjohur në përdorimin e armëve, megjithëse deri më tani ka gjuajtur vetëm predha plastike dhe jo plumba të vërtetë.
Fotografitë në Instagram e tregojnë atë me pajisje të plota ushtarake në arena të pyllëzuara dhe terrene të brendshme stërvitore gjatë dy viteve të fundit, por tani ajo do të shpresojë që përvoja e saj të jetë e dobishme.
Që kur Vladimir Putin bëri luftë kundër Ukrainës këtë javë, ish-mbretëresha e bukurisë ka përdorur platformën e saj me mbi 40,000 ndjekës në rrjetin social Instagram, për të kërkuar mbështetjen për vendin e saj.
Të shtunën, Anastasiia ndau me ndjekësit e saj fotografi dhe shkrime me përmbajtje të ndryshme patriotike në Instagram.
Ajo paralajmëroi trupat ruse: “Të gjithë ata që kaluan kufirin ukrainas me qëllimin për të pushtuar do të vriten!”.
Një tjetër postim shprehte krenarinë e saj për rezistencën e deritanishme të Ukrainës, e cila tashmë ka parë Rusinë të humbasë më shumë burra sesa kishte pritur Putini, sipas informacioneve.
Anastasiia tha: “Ushtria jonë po lufton në atë mënyrë që NATO duhet të aplikojë për hyrje në Ukrainë”.
Duke ndarë përmbajtjen dhe duke vlerësuar shembullin e dhënë nga ish-presidenti humorist i Ukrainës, i cili fotografua duke ecur mes ushtarëve, ajo shkroi: “Një udhëheqës i vërtetë dhe i fortë. Ky është Presidenti i Ukrainës”.
Anastasiia publikoi gjithashtu një lutje nga boksieri kampion bote Usyk Oleksandr, i cili u bëri thirrje ndjekësve të tij rusë të rjeteve sociale që të mos dërgojnë të dashurit në betejë me Ukrainën.
E diplomuara në marketing dhe menaxhim nga Universiteti Slavistik në Kiev u ka bërë thirrje njerëzve të vendit që të heqin të gjitha shenjat rrugore për ta bërë më të vështirë për trupat pushtuese lundrimin nëpër Ukrainë.
Në një përkthim të thirrjes së saj për veprim thuhet: “Çmontoni tabelat rrugore në të gjitha rrugët e vendit. Armiku ka një lidhje patetike, ata nuk e orientojnë terrenin. Le t’i ndihmojmë të shkojnë drejt e në ferr”.
“Ukravtodor u bën thirrje të gjitha organizatave rrugore, komuniteteve territoriale, autoriteteve lokale që të fillojnë menjëherë çmontimin e sinjalistikës rrugore aty pranë”.
Ndër postimet e saj të shumta në Instagram të shpërndara të shtunën ishin inkurajimi i ndjekësve për të dhuruar për ushtrinë ukrainase.
Anastasiia u kujtoi ndjekësve të saj rëndësinë që t’i përmbahen shtetrrethimit të Kievit të shtunën në mbrëmje, duke kërkuar që rrugët e qytetit “të lirohen urgjentisht”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne
I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale – Rita Ora kujton albumin “Phoenix” në gjashtë vjetorin e publikimit të tij
Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin "Phoenix" në gjashtë vjetorin e publikimit të tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj