Ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë konsiderohet se mund të rrezikojë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Për të qenë të përgatitur për çfarëdo cenimi të sigurisë, institucioneve kosovare iu kërkohet një dinamikë më e madhe të politikës së jashtme dhe forcim të pozicionit me aleatët dhe veçmas me NATO-n.
Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se vendi në këto momente duhet të bëjë përpjekje më të madhe diplomatike për fuqizim ndërkombëtar.
Profesori universitar, Dritëro Arifi thotë për Kp se ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë mund të ketë ndikim në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.
“Po flasim për një krizë ndërkombëtare që mund të dëmtojë procesin dhe rendin ndërkombëtar, ku bazohet në vlerat liberale dhe shtete të pavarura, ku shtetet e fuqishme nuk cenojnë dhe pushtojnë vendet e tjera të pavarura.
Ka qenë një mirëkuptim ku të gjitha shtetet anëtare të OKB-së janë pajtuar për një gjë të tillë. Ripushtimi i dytë që po i bënë Rusia Ukrainës e ka disbalancuar komplet sistemin ndërkombëtar dhe rrjedhimisht do të ndryshojë rrjedhoren e Ballkanit. Këtë rast se çfarë impakti do të ketë në Ballkanin Perëndimor kjo do të shihet në ditët në vazhdim…
Problemet kryesore dhe pikat e dobëta në Ballkanin Perëndimor janë Bosnja dhe Hercegovina, Republika Serbe që paraqet rrezik të madh atje, varësisht si do të rrjedhin ngjarjet, pastaj e kemi një Mal të Zi jostabil për shkak të komunitetit serb dhe besohet se elementet e sigurisë në Malin e Zi i kontrollon komuniteti serb dhe kjo është një rrezik edhe për një vend të NATO-s siç është Mali i Zi dhe dihet se Kosova është fragjile pasi ka një komunitet të mirë serb, sidomos në veri, ku prezenca jonë atje nuk është shumë e madhe”, thotë ai.
Edhe ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu thotë për KP se në këto rrethana, Kosovës i duhet një njohje e plotë ndërkombëtare.
“Na duhet një dinamizëm i (politikës së jashtme) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Unë mendoj se në kuadër të qeverisë, MPJD duhet të jetë ministria më e fortë dhe më e përgatitur, pasi gjendemi në një moment kyç ku Kosovës i duhet njohje e plotë ndërkombëtare në aspektin e sovranitetit të saj dhe njohjes si shtet.
Prandaj është koha që ne të bëjmë një përpjekje më të madhe edhe me miqtë tanë. Pasi ne jemi në një pasivitet të panevojshëm dhe të pakuptueshëm pasi diplomacia jonë mund të bëjë më shumë, pasi kemi kapacitete”, thotë Spahiu.
Krahas këtyre, profesori Arifi thotë se institucionet në vend duhet të kërkojnë ndihmë për forcim të ushtrisë.
Megjithatë, ai nuk është shumë optimist për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, pavarësisht rrethanave aktuale.
“Politika e jashtme krejt tash çka duhet të bëjë është të kërkojë ndihmë ushtarake menjëherë që të fuqizohet ushtria, por edhe me forca vetanake dhe ndihmë konkrete, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Tash është jashtëzakonisht vonë çka mund të bëjë Kosova në diplomaci, pasi mos të harrojmë po flasim për një konflikt ndërkombëtar dhe ne jemi një problem i parëndësishëm. Por kjo është në dorë të vendeve të NATO-s dhe BE-së se a dëshirojnë të njohin Kosovën, ata realisht është dashur dje të njohin Kosovën dhe t’i hapin rrugën për anëtarësim në NATO”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite