LAJMI I FUNDIT:

Një apartament u godit nga raketat gjatë natës në Kiev, nuk dihet nëse ka viktima

Një apartament u godit nga raketat gjatë natës në Kiev, nuk dihet nëse ka viktima

Një ndërtesë banimi pranë aeroportit të dytë të Kievit u godit me raketë herët në mëngjesin e së shtunës, ku pamjet tregojnë dëmtimet në katet e sipërme.

Muret e jashtme të disa njësive të apartamenteve duken tërësisht të dëmtuara, raporton cnn.

Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje, por numri i viktimave nuk dihet, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko.


Në një postim në Twitter të shtunën në mëngjes, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ndau një foto të ndërtesës së dëmtuar.

“Kiev, qyteti ynë i mrekullueshëm dhe paqësor, i mbijetoi një natë tjetër të sulmeve të forcave tokësore ruse dhe raketave”, shkroi ai.

“Unë i kërkoj botës: izoloni plotësisht Rusinë, dëboni ambasadorët, vendosni embargo të naftës, shkatërroni ekonominë e saj. Ndaloni kriminelët rusë!”, pohoi ministri.

Ndryshe, pushtimi rus tashmë ka arritur në qendër të kryeqytetit ukrainas të Kievit. /Telegrafi/