LAJMI I FUNDIT:

Deputetja ukrainase me pushkë në dorë i çon porosi Rusisë: Gratë tona do ta mbrojnë vendin njëjtë si burrat

Deputetja ukrainase me pushkë në dorë i çon porosi Rusisë: Gratë tona do ta mbrojnë vendin njëjtë si burrat

Derisa ofensiva ruse në Ukrainë po vazhdon, Kira Rudik, deputetja ukrainase ka pozuar me kallashnikov në dorë – duke e bërë të qartë se është armatosur dhe do t’i bëjë ballë tentim pushtimit rus në kryeqytetin e saj.

36-vjeçarja aktualisht lidere e partisë politike “Zëri” në Ukrainë, është deputete e parlamentit ukrainas që nga viti 2019, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste dhënë për CNN, ka thënë se gjendet në Kiev, ku u janë dhënë kallashnikovë dhe u zotua se do t’i dalë zot vendit – duke e mbrojtur nga forcat ruse.


“Është detyrë e imja të jem këtu. Jam e armatosur dhe ekipi im është gjithashtu”, tha ajo për CNN.

Ndërsa në profilin e saj në Twitter, ka shkruar se ka mësuar të përdor kallashnikovin dhe se është e gatshme të bartë armë.

“E pabesueshme, pak ditë më parë kurrë nuk do të mendoja se do të detyrohesha ta bëjë këtë. Gratë tonë do të mbrojnë tokën tonë në të njëjtën mënyrë sikurse burrat”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/