LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet edhe një laborator droge në veri të Mitrovicës, arrestohen dy serbë

Zbulohet edhe një laborator droge në veri të Mitrovicës, arrestohen dy serbë

Policia e Kosovës ka zbuluar sot një laborator droge në veri të Mitrovicës, ku ka konfiskuar mbi 30 kilogramë drogë dhe ka arrestuar dy serbë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla aksionin e sotëm e ka quajtur si edhe një sukses të radhës të Policisë, transmeton Telegrafi.


“Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës zbulohet edhe një laborator droge në veriun e Mitrovicës dhe mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë teksa dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbe janë arrestuar. Ky është aksioni i dytë i suksesshëm i Policisë në veriun e vendit vetëm brenda kësaj jave pas atij për bllokimin e rrugëve të kontrabandës”, thotë ministri.

Tutje, ministri ka shkruar se “ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë kriminalitetin në çdo cep të Republikës do të vazhdojmë pa pushim, pa kompromis”.

“Vendi ynë do të bëhet vend i qetë dhe i sigurt për gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Sveçla. /Telegrafi/