LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni Berisha: Japim maksimumin kundër Norvegjisë

Kapiteni Berisha: Japim maksimumin kundër Norvegjisë

Kosova të dielën nga ora 19:00 përballet me Norvegjinë në palestrën “Minatori” të Mitrovicës. Sfida është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Motivimi është i madh në kampin e Dardanëve duke shpresuar në fitore dhe përkrahjen e tifozëve, siç i kanë mbështetur gjithmonë.
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha është optimist para kësaj përballje.


“Ne kemi filluar përgatitjet nga dita e shtunë. Deri më tani kanë shkuar shumë mirë, duke shpresuar se nuk do të kemi lëndime deri në ndeshjen me Norvegjinë. Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë po e japim më të mirën tonë për të qenë sa më të gatshëm për sfidën ndaj norvegjezëve”, është shprehur Berisha, për faqen zyrtare të FBK-së, duke shtuar:

“Kemi humbur duelin e parë dhe besoj që kësaj radhe mund të triumfojmë. Besoj që kemi ekip të mirë të fitojmë këtë përballje, që është shumë e rëndësishme për ne”, theksoi tutje Berisha.

Ai pret përkrahjen e tifozëve. “Tifozët gjithmonë kanë qenë me ne dhe kështu besoj që do të jetë edhe të dielën në Mitrovicë. Për ne është thelbësore dhe jetike përkrahja e tyre. Dardanët na kanë mbështetur gjithmonë. Tifozët janë motivim shtesë për ne”, u shpreh kapiteni Berisha.

Në Grupin C, Kosova, Danimarka dhe Norvegjia kanë nga një fitore dhe një humbje. Dardanët kanë një fitore (ndaj Danimarkës 78:73) dhe një humbje (nga Norvegjia 86:77).

Vendi i parë kualifikohet tutje dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori