LAJMI I FUNDIT:

Ousmane Dembele ka vendosur për klubin e ri, do t’iu bashkohet në verë si futbollist i lirë

Ousmane Dembele ka vendosur për klubin e ri, do t’iu bashkohet në verë si futbollist i lirë

Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin katalunas dhe nuk pranoi largimin në janar për të fituar Barça një shumë të parave.

Dembele ishte shumë pranë transferimit te Chelsea, me skuadrën londineze që kishte bërë një ofertë zyrtare në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.


Londinezët kishin ofruar 10 milionë euro, ofertë që ishte pranuar nga Barcelona, por që ishte refuzuar nga vet futbollisti.

24-vjeçarit i pëlqente transferimi te Chelsea, por ai ka pasur një arsyeje të fortë që refuzoi transferimin në janar në Stamford Bridges.

Sipas gazetës katalunase Sport, Dembele ka refuzuar transferimin te Chelsea në janar pasi do të ndikonte direkt në pagën e tij.

Kësisoj reprezentuesi francez ka lënë që t’i bashkohet londinezëve në verë si futbollist i lirë, ku do të marrë edhe një pagë më të madhe dhe para në dorë pasi Chelsea nuk do të ketë nevojë t’i paguajë klubit për kartonin e tij.

Agjentët e futbollistit janë duke diskutuar me Chelsean për kontratën e tij, por ata gjithashtu kanë kontakte edhe me Juventusin, Manchester Unitedin dhe Paris Saint Germain.

Gjithsesi largimi i francezit nga Camp Nou është i sigurt, me Chelsean që mbetet skuadra favorite për t’i marrë shërbimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

Pedri zbulon emrin e superyllit të Man Cityt që ëndërron ta ketë bashkëlojtar te Barcelona

La Liga
Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Cannavaro tregon yllin e vetëm të Serie A që mund të luajë për Real Madridin ose Man Cityn

Serie A
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori