LAJMI I FUNDIT:

Kalonin emigrantë sirianë drejt BE-së përmes Shqipërisë, arrestohen 4 persona

Kalonin emigrantë sirianë drejt BE-së përmes Shqipërisë, arrestohen 4 persona

Policia e Shtetit ka njoftuar përmbylljen e një operacioni për goditjen e një grupi që ushtronte aktivitetin e paligjshëm të kalimit të shtetasve nga vendet e treta, drejt vendeve të Bashkimit Evropian, përmes Shqipërisë.

Sipas njoftimit, policia ka arrestuar 4 shtetas, njëri prej tyre sirian, ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre, dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Shtetasi me origjinë nga Siria, A. M., 23 vjeç, kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale, ndërsa D. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, kishte rolin e ndihmësit të grupit për transfertat e pagesave. Policia ka arrestuar edhe shtetaset A. A., 20 vjeçe dhe J. K., 26 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.


“Janë shpallur në kërkim shtetasit: M. A., me origjinë nga Siria, i cili siguronte mjetet e transportit për kalimin e kufirit dhe A. M., me origjinë nga Siria, i cili ndihmonte dhe shoqëronte emigrantët, kryesisht ata nga Siria, për kalimin e kufirit me Kosovën, me qëllim kalimin në vendet e BE-së”, ka shtuar policia.

Testi i drogës për policinë në Shqipëri, 45 të dyshuar pozitivë
Lexo po ashtu Testi i drogës për policinë në Shqipëri, 45 të dyshuar pozitivë

“Gjatë operacionit, këta shtetas janë kapur në flagrancë në një hotel, gati për të transportuar 5 shtetas sirianë. Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasi P. P., 68 vjeç”, ka theksuar policia.

“Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin kalimin e shtetasve me origjinë siriane, nga Turqia nëpërmjet Greqisë, futjen në territorin shqiptar, strehimin e tyre në hotele të ndryshme në Tiranë, gjetjen e personave për të kryer transportimin e tyre, duke ndjekur rrugën e Arbrit në drejtim të qytetit të Peshkopisë, me qëllim kalimin e tyre për në Kosovë, Serbi dhe Hungari”, ka shpjeguar policia.

Sipas policisë, shuma e parave që çdo emigrant i paligjshëm paguante fillonte nga 4,000 euro deri në 6,000 euro, të cilat i kryenin nëpërmjet kompanive për shërbimet e transfertave të parave.

Në vijim të hetimeve është dokumentuar se këta shtetas janë autorët e dy rasteve të tjera të tentativës për të transportuar emigrantë të paligjshëm, gjatë muajve janar dhe shkurt. Në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Dibër, këta shtetas, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë kanë braktisur mjetet dhe janë larguar.

Po si rezultat i këtij procedimi, në muajin dhjetor 2021 janë arrestuar në flagrancë nga Policia shtetasit S. K. dhe N. K., të cilët janë kapur duke transportuar shtetas sirian.

Gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të këtij operacioni janë kapur dhe shoqëruar gjithsej 35 shtetas sirian. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, një laptop, 12 telefona celularë, 1,000 euro dhe 5 pasaporta.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Kronika e Zezë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori