LAJMI I FUNDIT:

Shtetasi i Maqedonisë që ndodhet në Ukrainë përshkruan tmerrin në Kiev: Nuk kemi arritur të blejmë ushqime

Shtetasi i Maqedonisë që ndodhet në Ukrainë përshkruan tmerrin në Kiev: Nuk kemi arritur të blejmë ushqime

Presidenti rus Vladimir Putin, sot (e enjte) filloi një operacion ushtarak në Ukrainë, ndërsa shpërthime janë dëgjuar në të gjithë vendin, kurse ministri i Jashtëm ukrainas ka paralajmëruar se një “pushtim i plotë” ishte duke u zhvilluar.

Në fshatin Zazimija, i cili i përket rajonit të Kievit, ndodhet edhe Igor Angelov nga Maqedonia, i cili është i martuar me një grua ukrainase që nga viti 2014. Ai në një deklaratë për “StrumicaDenes”, ka përshkruar gjendjen e rëndë e cila mbizotëron në Ukrainë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjitha lajmet nga kriza në Ukrainë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga kriza në Ukrainë

“Ne do të digjemi në ferr. Sirenat u dëgjuan mëngjesin e sotëm. Ne jetojmë 23 km nga qendra e Kievit dhe u dëgjuan dy goditje të forta. Në punë nuk kemi shkuar, buk nuk mund të blejmë. Tani për tani kemi rrymë dhe gaz, do të shohim deri kur. Ndërsa po shkruaja këtë, sapo dëgjuam një tjetër shpërthim, dritaret u drodhën. Për mendimin tim, sonte mund të jetë më rrezik”, ka thënë shtetasi i RMV-së.


Ai gjithashtu ka theksuar se familjarët e tij në Maqedoni janë shumë të frikësuar. Ai tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të arritur në aeroport sepse rruga midis Brovary dhe Kievit ishte e bllokuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori