LAJMI I FUNDIT:

Gjakderdhje e shkatërrime masive, pasojat e sulmit të sotëm rus në Ukrainë – imazhet dhe videot që dokumentojnë gjendjen në terren

Gjakderdhje e shkatërrime masive, pasojat e sulmit të sotëm rus në Ukrainë – imazhet dhe videot që dokumentojnë gjendjen në terren

Rusia sot filloi sulmet ushtarake në Ukrainë, duke u futur nga jugu, lindja dhe veriu – si nga ajri ashtu dhe toka.

Raketa e bomba të ndryshme janë parë duke fluturuar nëpër qiell – e tanket dridhnin gjithçka derisa po kalonin, transmeton Telegrafi.


Helikopterët vazhdimisht hidhnin raketa, e një gjë e tillë është aprovuar me bekimin e presidentit rus Vladimir Putin.

Deri më tani raportohet për dhjetëra të vdekur nga të dyja palët, e më së keqi po e pësojnë civilët nga sulmet e pandërprera nga ushtria ruse.

Kujtojmë sesi mbi 200 mijë trupa ruse prej javësh janë stacionuar përgjatë kufirit me Ukrainën, madje disa prej tyre kanë qëndruar në Bjellorusi nga ku edhe janë futur sot.

E nëpër rrjete sociale dhe agjenci ndërkombëtare të lajmeve, tashmë janë publikuar imazhe dhe video të ndryshme ku shfaqin pasojat e këtyre sulmeve të përgjakshme.

Pamjet tregojnë tmerrin – objekte të rrënuara, gjak nëpër rrugë, civilë të vrarë si dhe mijëra banorë të strehuar nëpër bunkerë të improvizuar.

Madje në disa pjesë të Kievit janë vërejtur kolona të gjata të veturave duke u larguar nga kryeqyteti ukrainas – në kërkim të një zone më të sigurtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori