Kanceri i mushkërive ndodh kur qelizat ndahen në mushkëri në mënyrë të pakontrolluar.
Kjo shkakton rritjen e tumoreve. Këto mund të zvogëlojnë aftësinë e një personi për të marrë frymë dhe të përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Ndërkohë, rreziqet për duhanpirësit e rregullt janë të njohur për të gjithë.
Por, a i dëmton mushkëritë edhe një cigare herë pas here?
”Lënia e duhanit plotësisht ose të mos e filloni fare është gjithmonë zgjidhja më e mirë”, thotë Antonio Giordano, drejtor i institutit ”Sbarro” në Filadelfia, profesor në Universitetin e Sienës dhe president i Forcës Operacionale Kombëtare Kundër Kancerit të Mushkërive.
”Por, nëse pini më pak duhan, rreziku i zhvillimit të kancerit të mushkërive zvogëlohet gjithashtu”, thekson ai.
“Kanceri i mushkërive shkaktohet nga grumbullimi i substancave kancerogjene që shkaktojnë dëme gjenetike. Nëse substancat kancerogjene hyjnë në trup herë pas here, do të duhet më shumë kohë për të krijuar dëmin dhe për këtë arsye rreziku i kancerit do të jetë më i ulët. Një cigare në javë bën shumë më pak dëm sesa një në ditë”, thotë Giordano.
“Kjo sëmundje varet nga faktorë të ndryshëm, si ekspozimi ndaj tymit pasiv, metaleve të rënda ose pluhurit të imët, i pranishëm mbi të gjitha në zona shumë të ndotura. Pa harruar rolin e brishtësisë gjenetike të pacientit. Kjo është arsyeja që ka duhanpirës të cilët vdesin në moshën 90-vjeçare nga shkaqe krejtësisht të ndryshme dhe njerëz që nuk kanë pirë kurrë duhan të cilët ende zhvillojnë kancer”, përfundon ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur