LAJMI I FUNDIT:

Hovenier, Krasniqit: Takimi i 2010-ës në Washington me Thaçin e Biden ishte i paharrueshëm

Hovenier, Krasniqit: Takimi i 2010-ës në Washington me Thaçin e Biden ishte i paharrueshëm

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi të martën është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në llogarinë e tij në Twitter, Krasniqi ka publikuar një fotografi me ish-presidentin Hashim Thaçi, Joe Biden dhe ambasadorin Hovenier, i cili ka qenë pjesë e stafit të zëvendëspresidentit të asaj kohë.

Për këtë Havenier ka shkruar në Twitter.


Ai ka falënderuar Krasniqin për siç ka thënë rikujtimin e korrikut të 2010 në Washington.

Krasniqi kujton takimin në Shtëpinë e Bardhë me ambasadorin Hovenier, një ditë pasi GJND konfirmoi legalitetin e shpalljes së pavarësisë
Lexo po ashtu Krasniqi kujton takimin në Shtëpinë e Bardhë me ambasadorin Hovenier, një ditë pasi GJND konfirmoi legalitetin e shpalljes së pavarësisë

“Jam i kënaqur që kam këtë mundësi për të rinovuar partneritetin me ju dhe shumë kolegë të tjerë kosovarë. Faleminderit për këtë kujtesë të së kaluarës sonë të përbashkët”, shkroi ambasadori amerikan.

Ndërkaq Krasniqi ka thënë se “Ishte një takim i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, i cili u mbajt me 21 korrik 2010, vetëm një ditë para vendimit të GJND-së që konfirmoi se shpallja e Pavarësisë të Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në proces të cilin kishim përkrahje të plotë të SHBA-së”./Telegrafi/