LAJMI I FUNDIT:

Dy foshnja kanë lindur dje pikërisht në orën 2 e 22 minuta, në dhomën 2 në një spital të Karolinës së Veriut

Dy foshnja kanë lindur dje pikërisht në orën 2 e 22 minuta, në dhomën 2 në një spital të Karolinës së Veriut

Data e djeshme – “Twosday”, ishte një nga ato të veçantat që me siguri nuk do të ndodhë më kurrë në jetën tonë, dhe këto dy foshnja e respektuan deri në fund – njëri lindi në 2:22 të mëngjesit dhe tjetri në 2:22 pasdite, të dyja në dhomën numër dy.

Foshnja e parë që lindi në këto rrethana mahnitëse është e vogla Judah Grace Spear e cila lindi në orën 2:22 të mëngjesit në Qendrën Mjekësore Cone Heath Almance në Karolinën e Veriut.


Pavarësisht datës, kjo ditë sigurisht që do të ishte e veçantë për të gjithë familjen, pasi nëna e Aberil po kurohej për limfomën e Hodgkin, e cila uli ndjeshëm aftësinë e saj për të mbetur shtatzënë. Megjithatë, lutjet e kësaj familjeje iu përgjigjën dhe morën një vajzë të bukur.

“Juda e vogël është përgjigja e lutjeve të familjes së saj që nuk i hoqi kurrë shpresat”, kanë shkruar ata nga spitali, duke shtuar se vetë emri i vajzës ka një kuptim të veçantë që konfirmon edhe më shumë historinë e saj të pazakontë.

Në të njëjtën ditë, në të njëjtën kohë, vetëm pasdite, Rubi i vogël lindi në Kaliforni.

Prindërit krenarë të Sagrario Esmeralda Montano dhe Oscar Villalpando patën vajzën e tyre të dytë Ruby, e cila është një emër krejtësisht i përshtatshëm për dikë të lindur më 22 shkurt 2022.
“Gëzuar ditëlindjen”, shkruan spitali në Facebook.

Lumturia e këtyre prindërve është padyshim e pamatshme dhe është e sigurt se do të jetë e lehtë të kujtohen datat e lindjes së këtyre vajzave të veçanta.

Kujtojmë se data e djeshme është edhe palindrom edhe ambigram, që do të thotë se e njëjta mund të lexohet mbrapa dhe përpara, si dhe me kokë poshtë.

Gjithashtu, numri dy në numerologji ka një kuptim të veçantë dhe shoqërohet me intuitë dhe ndjeshmëri të shtuar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Fun
Britanikja shënon rekord botëror për pastrimin më të shpejtë të dritareve

Britanikja shënon rekord botëror për pastrimin më të shpejtë të dritareve

Interesante
Si do të tingëllonte nëse macet do të shkonin në Eurovision - shikoni videon gazmore të kafshëve

Si do të tingëllonte nëse macet do të shkonin në Eurovision - shikoni videon gazmore të kafshëve

Fun
Gjeti në telefon vallëzimin qesharak të mbesave, që e kishin realizuar fshehurazi (Video)

Gjeti në telefon vallëzimin qesharak të mbesave, që e kishin realizuar fshehurazi (Video)

Fun
Kalo në kategori