Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka realizuar të martën një aksion kundër krimit të organizuar, ku k arrestuar 17 persona për fajde në Pejë.
Sahide Gashi, prokurore e çështjes nga Departamenti për Krimet e Rënda ka bërë të ditur se ka pasur hetime disa mujore lidhur me rastin.
“Hetime disa mujore dhe pas aksionit e kontrollit dhe sekuestrimit të kryer nga Drejtoria e për Hetime e Krimit të Organizuar në Prishtinë, kjo prokurori ka arritur të arrestojë 17 persona të dyshuar për vepër penale për fajde dhe detyrim si dhe janë ngrirë pasuri të cilat janë përllogaritur gjerë në këtë fazë që tejkalon shumën prej 5 milionë euro”, tregoi Gashi në konferencën e jashtëzakonshme të Prokurorisë së Pejës.
“Pas marrjes së informatave në fillim të nëntorit të 2021 ku sipas këtyre informatave ishin të përfshirë mbi 20 persona në këto vepra penale, kryeprokurori ka formuar një ekip hetues dhe kemi filluar hetimet zyrtare”, ka përfunduar ajo.
Ndërkaq, Ymer Ymeri nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në Policinë e Kosovës në konferencën e jashtëzakonshme që u mbajt këtë të martë në Prokurorinë e Pejës, ka treguar se janë bastisur 17 shtëpi banimi, dhe katër biznese.
Si provë materiale janë sekuestruar 12 armë, prej tyre 8 armë të vogla dhe katër armë të gjata. Po ashtu u sekuestruan 10 vetura dhe 45 mijë e 700 euro para kesh.
Ymeri tregoi edhe pasuritë që u janë ngrirë personave të dyshuar për veprën penale fajde detyrim.
“Gjatë kontrollimit dhe bastisjeve të kryera në 21 lokacione, prej tyre 17 kanë qenë, prona shtëpi banimi ndërsa katër prej tyre kanë qenë biznes, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruara sot 12 armë, prej tyre 8 armë të vogla dhe katër armë të gjata.
Gjithsej kanë qenë fishekë të kalibrave të ndryshëm 544, 10 vetura, dokumente të ndryshme, bëhet fjalë për fatura, kontrata dhe fletore të ndryshëm relevante për rast si dhe 45 mijë e 700 euro para kesh. Lidhur me rastin në fjalë. Por tek ato të ngrira janë, 20 banesa, janë diku 104 parcela tokë, 80 parcela ku ndahen 21 parcela tokë ndërtimore ndërsa pjesa tjetër e parcelave është tokë bujqësore”, tregoi Ymeri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje