LAJMI I FUNDIT:

Don Xhoni reagon ndaj komenteve të Sinan Vllasaliut: Kontrollo veten, kujdes çka flet

Don Xhoni reagon ndaj komenteve të Sinan Vllasaliut: Kontrollo veten, kujdes çka flet

Këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu në një intervistës së fundit nuk i ka kursyer komentet dhe kritikat për disa prej artistëve të rinj të estradës.

Sinani është pyetur rreth këngëve të reperëve Mozzik dhe Don Xhoni, muzika e të cilëve tha se nuk i pëlqen.


“Japonezët me ia rregulluar tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Kjo ka bërë që reperi nga Drenica të reagoi gjatë një live në rrjetet sociale, i cili tha se Vllasaliu duhet të ketë kujdes dhe ta kontrollon veten kur flet.

“Zotëri Sinanit i them kujdes me hundën se ti e mbyt hundën, kontrollo veten, shiko çka po flet se nuk duhet të flasësh gjëra palidhje, i nderuar koleg se i ke do vjet, duhet të bëhesh gjysh, duhet t’i gëzosh nipat e të iu flasësh për histori dhe për muzikë e jo të filozofosh”, dëgjohet të thotë Don Xhoni.

Ndërkohë, reperi tutje u shpreh se nëse Sinani ka nevojë për mbështetje mund t’i shkruaj dhe ai është i gatshëm t’i ndihmojë.

Sinan Vllasaliu ‘shpërthen’ ndaj këngëve të Mozzikut dhe Don Xhonit: Turpi i botës
Lexo po ashtu Sinan Vllasaliu ‘shpërthen’ ndaj këngëve të Mozzikut dhe Don Xhonit: Turpi i botës

“Kush na njeh e dinë që jemi prej njerëzve që nuk ka shanse t’i bimë në qafë askujt, por as nuk lëmë askënd të na provokojë, kujtdo që ia merr mendja sa i përket asaj pune, e kam cek e dini lokacioni, nuk e kemi problem, por jo të flas ashtu se i ka do vjet, jemi rritë me muzikë të tij, nuk duhet të bie në atë nivel një artist i madh si ai, nëse ka nevojë për mbështetje le të më shkrun, e përkrahim pa problem”, ka thënë reperi i hiti “Corazon”.

Ndërsa, kujtojmë që ndaj komenteve të Sinanit është kundërpërgjigjur edhe Mozzik, i cili tha se në një të ardhme do ta ftojë në synetin e të birit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori