LAJMI I FUNDIT:

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren Stjernvall: Finlanda i ka dhënë përkrahje të çmuar proceseve të shtendërtimit të Kosovës

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadoren Stjernvall: Finlanda i ka dhënë përkrahje të çmuar proceseve të shtendërtimit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me ç’rast e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë shërbimit si ambasadore në vendin tonë.

“Duke i dëshiruar suksese në angazhimet e radhës, kryetari Konjufca është shprehur mirënjohës për kontributin e ambasadores Stjernvall në shumë fusha e projekte konkrete dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës”, thuhet në njoftimin për media.

Konjufca po ashtu ka theksuar përkrahjen e çmuar të Finlandës në proceset e shtetndërtimit demokratik të Kosovës dhe fuqizimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar.


Ndërsa, ambasadorja Stjernvall ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Finlandës dhe Kosovës, duke konfirmuar njëherësh avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Kalo në kategori