LAJMI I FUNDIT:

SHBA thotë se Rusia po krijon lista të ukrainasve “për t’u vrarë ose dërguar në kampe”

SHBA thotë se Rusia po krijon lista të ukrainasve “për t’u vrarë ose dërguar në kampe”

Forcat ruse po krijojnë “lista të ukrainasve të identifikuar që do të vriten ose do të dërgohen në kampe në rast të një pushtimi”, sipas një letre të dërguar nga SHBA për shefen e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, ka raportuar Washington Post.

Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, letra pa datë citon sjelljen e Rusisë në pjesë të Ukrainës që ajo tashmë i ka pushtuar dhe thotë se informacionet e fundit sugjerojnë se po planifikohen abuzime të mëtejshme, të cilat më parë kanë përfshirë “vrasje të synuara, rrëmbime/zhdukje me forcë, ndalime të padrejta dhe përdorim të torturës”.

Mesazhi, nga ambasadorja e SHBA-së në OKB, Sheba Crocker, paralajmëron se një pushtim rus i Ukrainës do të krijonte një “katastrofë të të drejtave të njeriut” me informacion të besueshëm se forcat ruse gjithashtu kishin të ngjarë të “përdornin masa vdekjeprurëse për të shpërndarë protestat paqësore”.


Crocker, në letrën e saj, thotë se ajo po i shkruante komisionerit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut për shkak të mandatit të tij dhe pranisë së tij në Ukrainë.

Në letër thuhet se ata që kanë më shumë gjasa për t’u shënjestruar përfshijnë “disidentët rusë dhe bjellorusë në mërgim në Ukrainë, gazetarë dhe aktivistë kundër korrupsionit, dhe popullsi të cenueshme si minoritetet fetare dhe etnike dhe personat LGBTQI+”.

Letra doli pas “stuhisë së fundit” të diplomacisë, e cila pa Joe Biden dhe Vladimir Putin të miratonin në parim idenë e një samiti midis dy liderëve, që synonte de-përshkallëzimin e krizës në Ukrainë.

Hapi – me kusht që Rusia të mos pushtojë Ukrainën – u ndërmor me ndihmën e presidentit francez Emmanuel Macron, pas telefonatave të së dielës mbrëma me të dy liderët.

Formati i takimit do të vendoset në një takim midis sekretarit të shtetit Antony Blinken dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov të enjten. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori