LAJMI I FUNDIT:

Policia britanike fillon hetimet për dhunën e shkaktuar nga disa persona në nënën e Phil Foden

Policia britanike fillon hetimet për dhunën e shkaktuar nga disa persona në nënën e Phil Foden

Policia ka nisur një hetim pasi një video u shfaq në mediat sociale që tregonte nënën e Phil Fodenit duke u grushtuar nga një burrë gjatë një meçi të boksit.

Ylli i Manchester City ishte me familjen e tij në AO Arena në Mançester për të parë Kell Brook duke u përballur me Amir Khan kur ndodhi incidenti shokues.

Videoja tregon disa persona që besohet se e kanë bullizuar mesfushorin e ri të Man City përpara se një grua, që besohet të jetë nëna e Fodenit, Claire, të dalë nga një dhomë për t’u përballur me grupin e personave.


Manchester Cityt del me deklaratë pasi Phil Foden dhe mamaja e tij u sulmuan në një ngjarje boksi
Lexo po ashtu Manchester Cityt del me deklaratë pasi Phil Foden dhe mamaja e tij u sulmuan në një ngjarje boksi

Situata përshkallëzohet shpejt dhe arrin kulmin me njërin prej burrave që godet me grusht nënën e Foden.

Policia tha në një deklaratë për Reuters se nuk ka marrë një raportim pas incidentit, por po bën hetimet e veta.

Phil Foden me nënën e tij Claire

Në deklaratë thuhej: “GMP-ja janë në dijeni të një videoje që qarkullon në mediat sociale që tregon një trazirë në arenën AO mbrëmë (19 shkurt 2022). Ne po kryejmë disa hetime të mëtejshme për rrethanat e incidentit”.

Manchester City lëshoi ​​një deklaratë të veçantë më herët të dielën, duke i bërë me dije anëtarit të tyre se do ta mbështesin në çdo hap. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori