Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, bashkëorganizon me Konferencën e Sigurisë së Mynihut, një event të nivelit të lartë mbi Ballkanin Perendimor.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ( RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e evenimentit në Mynih, tha se Ballkani Perëndimor mund të zhvillohet vetëm përmes integrimit ekonomik rajonal.
“Integrimi evropian dhe bashkëpunimi transatlantik nuk duhet të jenë të shkëputura në Ballkanin Perëndimor. Është koha për të vënë në qendër të vëmendjes procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, përpara se të jetë shumë vonë. Kjo është qendra e gravitetit për të ardhmen e rajonit. Perspektiva evropiane është shtysa që e bën procesin e bashkëpunimit të dobishëm për të gjithë e për një kohë të gjatë. Rajoni ynë nuk është perfekt, por ne mund të nxjerrim më të mirën” tha Bregu.
Ajo tutje theksoi se potenciali rajonit për t’u zhvilluar, mund të arrihet vetëm përmes integrimit ekonomik rajonal.
“Ky është qëllimi kryesor i axhendës së Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) që koordinon RCC. Zvarritjet a pengesat e ndeshura në këtë proces, kanë qenë për arsye politike dhe jo teknike. Integrimi ekonomik rajonal nuk është një proces i pavarur. Ai do të mbetet i copëzuar nëse nuk bëhet pjesë e rrugëtimit të përbashkët drejt anëtarësimit në BE, si dhe përfshirjes në politikat dhe tregun e përbashket të BE-së. BE-ja ka të gjitha mundësitë për të qenë aktori kryesor ndikues në rajon. Kjo pasi më shumë se 62% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mbështesin BE dhe për më tepër në vend të parë /“pole position” si investitori më i madh”, shtoi Bregu.
Aktiviteti mblodhi zyrtarë të lartë nga rajoni dhe BE-së.
“Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov; Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski; Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka; Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Goran Grlic Radman; Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar; Ministri gjerman i Shtetit, Tobias Lindner; Sekretari i Përgjithshëm në EEAS, Stefano Sannino; Kryetar i MSC, Ambasadori Wolfgang Ischinger; Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak; Senatorja e SHBA-së, Jeanne Shaheen; Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë i SHBA-së, Naz Durakoglu; dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BB-së, BE-së dhe Kongresit të SHBA-së. Veprimtaria u moderua nga Majda Ruge, Eksperte e Lartë në Këshillin Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë.
Sipas Bregut, integrimi europian i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një axhendë territoriale, por edhe transformuese.
“Të gjithë jemi dakord që zgjerimi nuk është një proces metodologjik, por politik dhe i tillë duhet të vazhdojë të mbetet. Tani është koha për të vepruar. Nëse kjo mundësi humbet, Ballkani Perëndimor rrezikon një tjetër dekadë të humbur të shënuar nga paqëndrueshmëri të reja. Nëse të rinjtë e aftë dhe të arsimuar nuk shohin një perspektivë evropiane në shtëpi, ata do të zgjedhin mundësitë për të emigruar dhe për të gjetur kushte më të mira jetese në BE”, përfundoi Bregu.
Më herët të shtunën Sekretarja e Përgjithshëm e RCC pati disa takime dypalëshe, në margjinat e MSC, me Ministren Gjermane të Shtetit, Anna Luhrmann; Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya; dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku
I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë
Dhjetëra nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdoret armë me gaz
Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së
"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK
Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Reçi, eksperti i sigurisë jep detaje: Atentat u krye nga profesionistë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë