LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pasqyra epidemiologjike po përmirësohet, për lehtësim të masave do të priten rezultatet nga skriningu serologjik

Maqedoni, pasqyra epidemiologjike po përmirësohet, për lehtësim të masave do të priten rezultatet nga skriningu serologjik

Autoritetet shëndetësore në vend vlerësojnë se po pakësohet piku i valës së katërt dhe se gjendja epidemiologjike ngadalë por përmirësohet. Por, për lehtësim të mundshëm të masave për mbrojtje do të priten rezultatet nga skriningu serologjik i populaltës për imunitet ndaj Kovid-19.

“Ulet piku nga vala e katërt, gjendja epidemiologjike po shënon përmirësim të vogël, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Siç tha Sali, skriningu serologjik do të mundësojë pasqyrë të qartë për gjendjen e përgjithshme të popullatës, ndërkaq nga ajo do të varet edhe sjellja e rekomandimeve dhe masave të reja.


“Gjendja epidemiologjike në tërë shtetin po shënon përmirësim të konsiderueshëm, përkatësisht po ulet piku nga vala e katërt. Niveli i vaksinimit dhe imunizimit të plotë tek ne është më i ulët se në shtetet anëtare të BE-së. Ne dëshirojmë rezultate pozitive nga kjo analizë, në mënYrë që më pas t’i pakësojmë masat, përkatësisht të jemi më të lirë për funksionim. Nëse kemi rezultate pozitive sipas të cilave do të ketë mbi 70 për qind të imunizimit të përgjithshëm në shtet, atëherë do të fillojmë me lehtësimin dhe zbutjen e masave”, theksoi ministri.

Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, është paraparë të bëhen rreth 3.000 analiza, prej të cilave 1.000 në Shkup, ku në rrjedhë është grumbullimi i materialit, ndërsa skriningu tjetër serologjik do të realizohet në qytete të tjera.

“Jemi të kënaqur nga jehona e qytetarëve, ka përfaqësues nga të gjitha grup moshat dhe kjo do të mundësojë të kemi pasqyrë më të qartë për gjendjen e përgjithshme të popullatës. Nga rezultatet që do t’i kemi me analizën serologjike do t’u qasemi rekomandimeve dhe masave të reja për funksionim të institucioneve”, theksoi Sali.

Në vend po zbatohet analiza e skriningut për zbulim të fëmijëve të mundshëm pozitivë të moshave shkollore.

Jemi të befasuar pozitivisht edhe nga reagimi i prindërve të cilët vetëm gjatë ditës së djeshme dhanë mbi 4.000 miratime për të bërë analiza skriningu tek fëmijët e tyre të moshës shkollore. Këtë e bëmë sepse në Komisionin për sëmundje ngjitëse vërejtëm rritje të vogël të persona të infektuar të moshës prej 6 deri 14 vjeç dhe prandaj vepruam në mënyrë preventive. Në këtë moment rezultatet janë pozitive dhe nga 200 analiza të kryera gjatë ditës së djeshme, regjistruam vetëm një rast pozitiv. Nëse trendi i këtillë vazhdon, atëherë nuk do të kemi nevojë për vazhdim të atyre analizave tek nxënësit”, theksoi Sali.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 838 raste të reja me KOVID-19 nga 4078 teste.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (838), janë regjistruar 118 riinfektime. Janë regjistruar edhe 1140 të shëruar dhe 20 persona të vdekur.

Në pajtim me Regjistrin e personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termini Im, plotësisht janë paraqitur dy persona pozitivë nga Shkupi. Nga numri i përgjithshëm i personave të vdekur, tej 22 persona janë regjistruar komorbiditete.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori