LAJMI I FUNDIT:

“Na ke zhgënjyer për mirë”, deklarata e pakuptimtë e moderatores Arbana Osmani gjatë finales së Big Brother VIP

“Na ke zhgënjyer për mirë”, deklarata e pakuptimtë e moderatores Arbana Osmani gjatë finales së Big Brother VIP
Foto: Top Channel

Mbrëmë (e premte) është mbajtur nata finale e spektaklit shumë të shikuar Big Brother VIP.

Aventura e cila zgjati afro katër muaj, shpalli si të parin e kësaj gare balerinin Ilir Shaqiri, i cili rezultoi më i votuari nga publiku dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.


Pa dyshim që një vëmendje të madhe gjatë spektaklit mori edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila në nisje të natës finale zbuloi se është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

“Këtë Big Brother e kemi prezantuar dy veta”, tha Osmani në nisje të programit, teksa mori urime dhe ovacione të shumta nga publiku në studio.

Arbana Osmani: Mbi 400 mijë vota janë dërguar në televotimin e finales së Big Brother VIP
Lexo po ashtu Arbana Osmani: Mbi 400 mijë vota janë dërguar në televotimin e finales së Big Brother VIP

Megjithatë në disa momente, ajo bëri disa deklarata të çuditshme, të cilat kanë befasuar shikuesit e Big Brother.

Ajo i tha banores Einxhel Shkira në një moment: “Na ke zhgënjyer për mirë” – duke theksuar këtu faktin se pak veta e prisnin që ajo të shkonte në finale.

Të njëjtën frazë, Arbana e ka përsëritur edhe te banorja Beniada Nishani (Jakic) pak më vonë, duke i thënë: “I ke zhgënjyer gjithashtu për mirë të gjithë shqiptarët”.

Kjo shprehje e saj është kritikuar nga fansat e spektaklit, pasi është e pakuptimtë që një person “të zhgënjehet” për mirë, si kundër shprehja e duhur do të ishte në rastin konkret: “Na ke befasuar për mirë”.

Sido që të jetë, finalja e Big Brother VIP përfundoi me Ilirin si fitues, teksa në vend të dytë u rendit aktori Donald Veshaj, në të tretin Einxhel dhe në vendin e katërt Beniada. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori